Nga Kristjan Pashollari8 Sht 2021 3.1k
Të tjera

Shqiptarët e Zvicrës dhe Islami

Vihen në siklet me fenë e tyre

Shqiptarët e besimit mysliman në Zvicër; mjekë, politikanë dhe të tjerë, flasin për fenë dhe kulturën e tyre për të dhënë një shembull kundër paragjykimeve

Ata e praktikojnë besimin e tyre në mënyra krejtësisht të ndryshme në përditshmërinë e tyre. Por shqiptarët myslimanë në Zvicër shpesh ka ndodhur të vihen në pozitë që të mbrojnë fenë e tyre për shkak të sulmeve terroriste të kryera në emër të islamit, sidomos me rastin e Parisit.

Shqiptarët e besimit mysliman në Zvicër; mjekë, politikanë dhe të tjerë, duan të flasin më shumë për fenë dhe kulturën e tyre për të dhënë një shembull kundër islamofobisë.

Doktori me prejardhje nga Kosova, Mentor Bilalli ishte tmerruar nga sulmi terrorist në Paris.

“Fatkeqësisht ndodhi kjo prapë nën ombrellën e fesë Islame, duke thirrur me zë të lartë „Allahu akbar“ pas kryerjes së veprës makabre. Vetëkuptohet që kjo nuk ka asgjë të përbashkët me fenë islame, e cila padyshim është fe e paqes. Në këtë rast vetëm një citim i shkurtër nga libri i shenjtë i Kuranit: „Kush e mbytë një njëri, e ka mbytur gjithë boten. Por kush ia shpëton një njeriut jetën e ka shpëtuar gjithë botën, thotë dr. Mentori duke e marrë në mbrojtje fenë e tij.

IMG_1537

Mentor Bilalli: Dhuna në emrin e fesë, e patolerueshme

“Ekstremizmi dhe terrorizm, i cili ushtrohet nga persona apo grupe te caktuara, duke instrumentalizuar gjithmonë apo keqpërdorur fenë me motivet të dyshimta dhe të paqarta duhen të trajtohen si të tillë, pavarësisht përkatësisë racore, nacionale dhe fetare të aktorëve dhe vetëkuptohet që janë të papranueshme dhe të patolerueshme për zgjidhjen e konflikteve, problemeve apo për diversitetin e të menduarit”, thekson doktori duke dënuar edhe paragjykimet që bëhen tani në adresë të të gjithë myslimanëve dhe islamit.

“Islami dhe myslimanët janë të ballafaquar me plot paragjykime të pamerituara. Ndodhitë e fundit fatkeqësisht i shtojnë këto mendime dhe ne të gjithë duhemi të mundohemi maksimalisht që t‘i sqarojmë gjërat ashtu siç, janë dukë ndarë fuqimisht lidhjen e fesë paqësore me terrorizimin apo ekstremizmin”, thekson internisti shqiptar në Klinikën Universitare në spitalin Kantonal në Aarau.

Megjithëkëtë doktori thotë të jetë i privilegjuar që është shqiptar dhe mysliman.

“Kurrë nuk e ndjej veten keq në Zvicër, në Kosovë apo diku tjetër, por përkundrazi jam tepër i privilegjuar që jam shqiptar dhe mysliman. Kombi im është me plotë merita dhe feja ime është e pastër si loti”, deklaron doktori.

Ai i është mirënjohës familjes së tij që e kishte rritur dhe edukuar me vlerat dhe traditat shqiptare.

“Me fenë islame liberale, që praktikohet nga shumica e popullit në Ballkan, me plot dashuri, paqe, tolerancë, dialog ndërfetar apo diversitet kulturor, larg urrejtjes dhe përçarjes. Me fjalë të tjera kombi dhe feja ime kurrë nuk kanë qenë pengesë në jetën time dhe kurrsesi nuk do të jenë as në të ardhmen, por përkundrazi kanë bërë shumë që te jem ai që jam sot”, përfundon doktori shqiptar i cili punon si kirurg në Klinikën Universitare në Aarau.

dorina AF4P1037-Bearbeitet

Dorina Podrimja, modele: Jam myslimane, por jo terroriste!

“Ngjarja që ka ndodhur në Paris padyshim se nuk më ka bërë të ndihem mirë” thotë nga ana tjetër Dorina Podrimja, 23 vjeçe, model