Më 5 shkurt 789 (4 Ramazan, 172 Hixhri), Idris ibn Abdullah themeloi dinastinë Idrisid në qytetin Volubilis ose Walili (tani në Marok). Idrisi ishte stërnipi i Hasan bin Aliut. Në vitin 786, ai u arratis nga Arabia pas betejës së Fakhkhut fillimisht në Egjipt, pastaj përtej Magrebit në Tangier. Në vitin 788, ai ishte vendosur në Walili.
Idrisi ishte pasardhës i profetit Muhamed, kështu që mbante pozitën e veçantë të të qenit lider fetar politik i botës islame. Kur mbërriti në Marok, kauza e tij u mbështet nga Awraba, në atë kohë një nga grupet fisnore më të fuqishme në Marokun verior.
Duke marrë parasysh faktin se Idrisi ishte sherif (pasardhës i Pejgamberit a.s.), Avrabët e njohën atë si imam të tyre me iniciativën e prijësit të tyre Is'hak b. Abdul Hamid. Kështu, Idrisi vendosi fuqinë e tij dhe themeloi dinastinë Idrisid në Marok.
Idrisidët ishin kundërshtarë politikë të Kalifatit Abasid. Si rezultat, Idrisi u vra (helmua) në maj 791 nga një agjent i dërguar nga kalifi abasid Harun al-Rashid nga Bagdadi.
Më parë në Betejën e Fakhkhut, abasidët kishin shtypur një kryengritje të Alidëve (pasardhësit e Ali ibn Ebu Talibit) në Hixhaz. Alidët u revoltuan sepse guvernatori abasid i Medinës keqtrajtoi dhe akuzoi disa anëtarë të Alidit se kishin pirë verë.
Alidet nën komandën e el-Husain ibn Ali el-Abid ibn Hasan luftuan me Abasidët në betejën e Fakhut. Alidët humbën betejën dhe al-Husain gjithashtu humbi jetën në luftim. Idrisi ishte xhaxhai i al-Husainit nga nëna arriti t'i shpëtonte mizorive të regjimit abasid.
Alidët e akuzuar për pirjen e verës u fshikulluan me urdhër të guvernatorit. Historianët kanë pohuar se akuzat nuk janë vërtetuar. / bota-islame.com


