Nga Kristjan Pashollari30 Jan 2023 1.3k
Të tjera

Surja IHLAS dhe kuptimi i saj

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit!

  1. Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!
  2. Allahu është absolut, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.
  3. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.
  4. Dhe askush nuk është i barabartë (i krahasueshëm) ne Atë.

Kjo sure e përbërë nga katër ajete është nga suret e para të shpallura. Emrin e merr nga tema për të cilën flet. Surja İhlas, ashtu si surja Fatiha ka disa emra. Emrat më të njohur janë “Ihlas” dhe “kul huallahu ehad”.

Emërtohet me emrin “Ihlas” për arsyen se shpjegon “Teuhidin”, që është baza e mirëfilltë e besimit në mënyrën më të përmbledhur.

Besimi dhe njësimi i Allahut xh.sh. nuk është shpjeguar kaq qartë në asnjë libër tjetër veç Kuranit dhe në asnjë fe tjetër veç Islamit. Allahu në këtë sure refuzon kategorikisht çdo lloj shirku (të bërit shok Allahut) ndaj Tij.

Kjo sure është emërtuar edhe me emrat si: “teuhid”,”shpëtim”, “lindje”, “njohje” etj. Është emërtuar me këto emra për arsyen se nëse përbërja e saj do të kuptohej e do të njihej saktë, atëherë do të njihej Allahu xh.sh.

Njihet edhe si “Surja Nur”, pasi Profeti a.s. ka thënë: “Çdo gjë e ka një dritë, ndërsa drita e Kuranit është surja ‘Kul huallahu ehad’”[1].

Koha e zbritjes

Në lidhje me çështjen se kjo sure ka zbritur në Mekë apo Medine, merren paralelisht dy hadithet që flasin për qëllimin e zbritjes së saj. Si përfundim dalin në pah dy mendime: disa komentues janë munduar të gjejnë rrugën e mesme dukë thënë se shpallja e kësaj sureje është përsëritur.

Qëllimi i Zbritjes

Ata të cilët thonë se kjo sure ka zbritur si përgjigje për mohuesit, transmetojnë këto argumente:

Transmetohet nga İkrima se një ditë mohuesit pyetën Profetin a.s.: “Na informo për Zotin Tënd, na përshkruaj veçoritë e Tij, çfarë është dhe pse është?” Allahu si përgjigje zbriti këtë sure deri në fund.

Ndërsa argumenti i atyre që thonë se kjo sure ka zbritur si përgjigje për hebrejtë është se një ditë një delegacion vjen te Profeti a.s. dhe e pyesin: “O Muhamed! Allahu krijoi çdo gjallesë, po Allahun kush e krijoi?” Pasi dëgjoi këtë pyetje, Profeti a.s. u mërzit shumë ndaj tyre që po pyesnin diçka të tillë në lidhje me Allahun. Kur tentoi t’i qortonte ata për pyetjen e bërë, erdhi Xhebraili dhe e qetësoi duke i thënë: “Mbështilli ata me krahët e butësisë”, pra bëhu i butë dhe i durueshëm o i Dërguari i Allahut. Allahu u dërgoi atyre përgjigje për çfarë pyetën.

Sipas mendimit të Raziut, surja Ihlas ka zbritur si përgjigje e pyetjeve të krishterëve.[2]

Koment:

  1. Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!

Këto fjalë i drejtohen në radhë të parë Profetit a.s. në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pastaj gjithë njerëzimit. Meqë urdhri është i prerë dhe i drejtpërdrejtë, tregon se ai duhet transmetuar te të tjerët në të njëjtën formë. Pra, të vërtetat që Allahu xh.sh. ka treguar në këtë sure janë padyshim fjalët e Allahut. Kështu që, ti o i Dërguari i Allahut, pa asnjë dyshim dhe me siguri të plotë nguliti fort në zemër, përsëriti shumë dhe transmetoji te të tjerët haptazi, që t’i njohin të gjithë.

Ai që meriton me të drejtë adhurimin është Allahu, një i vetëm dhe s’ka tjetër veç Tij. Fjala “Ehad” ka kuptimin një. Megjithëse përdoret dhe në kuptimin “Uahid”, midis dy atributeve ka një ndryshim të rëndësishëm. Fjala Uahid, ka kuptimin e përjashtimit dhe vjen në formën më të qartë të fjalës dhe ka kuptim numëror. Kështu që në brendë