Nga Kristjan Pashollari5 Shk 2022 4.1k
Të tjera

Sytë e botës në Marok: si ra 5-vjeçari në pusin 32 metra të thellë

Çdo moment pritet lajmi i nxjerrjes nga një vrimë pusi 32 metra e thellë e Rayanit 5-vjeçar nga Maroku, një operacion që po e ndjek e gjithë bota.

Sipas informacioneve të fundit por jozyrtare, ekipet e shpëtimit e kanë kontaktuar me fëmijën. Një pjesë e mediave arabe bëjnë të ditur se djali ka lëndime në shpinë, këmbë, kokë dhe mushkëri. Al Arabiya raporton se djali është gjallë, por pa ndjenja.

Rayan, 5 vjeç, po luante jashtë të martën, më 1 shkurt.

Ai ra papritur në një gropë që shërben si një pus në pronësi të babait të tij. Ai u bllokua në një thellësi prej rreth 32 metrash.

Prindërit e dëgjuan duke bërtitur. Ata morën llambat dhe shikuan në vrimë.

Ata panë djalin e tyre dhe u munduan ta ndihmonin duke zbritur një lotar por nuk arritën ta nxirrnin. Pas kësaj ata thirrën ekipet e shërbimit.

Ekipet e shpëtimit u përpoqën të vendosnin një vullnetar në vrimë për të nxjerrë djalin jashtë, por vrima ishte shumë e ngushtë.

Të mërkurën mbërritën makineritë dhe filluan të hapnin një gropë horizontalisht me pusin. Por atyre iu desh të gërmonin me kujdes që toka të mos shembet. Në të njëjtën ditë, ata formuan një grup ekspertësh për të nxjerrë fëmijën sa më shpejt të jetë e mundur.

Babai i tij tha për mediat se nuk kishte fjetur që kur djali ra në gropë.

Ekipet e shpëtimit i çuan djalit oksigjen dhe e furnizuan me ushqim dhe ujë. Djali është gjallë, ka një dëmtim të lehtë në kokë dhe nuk dihet nëse e ka shijuar ushqimin apo jo.

https://twitter.com/KhaledSafi/status/1489494557536530437