Jonathan Margolis
Vetëm një kalim i shkurtër me avion në kryeqytetin e padiskutueshëm të botës së bixhozit, imoralitetit, dehjes dhe egoizmit, na çon në një vend ku gjendet një komunitet i fortë prej 10 000 muslimanësh. Xhonatan Morgolis na prin poshtë për në xhami.
Edhe për një indiferent apo me çiltërsi armiqësore ndaj fesë, falja e xhumasë në xhami përbën një tingëllim të tërheqës dhe të bukur, me cilësi bindëse për devocion dhe spiritualitet të rrallë si në asnjë besim tjetër dhe tejet e vështirë për tu gjetur në këtë ambient thellësisht ndikues. Në xhaminë Teuhid, të cilën unë po e vizitoj në një mëngjes të freskët dimri, ka një arsye të mirë, ndoshta për xhematin e më shumë se 200 personave, për të përjetuar një ndjenjë shtesë në besimin e tyre, duke e ndjerë se besimi i tyre është sistemi më i drejtë i besimit në këtë botë me të meta.
Por, teksa në një drejtim nga xhamia shtrihet ajo çka dikush do ta imagjinonte si të ishte vendi më i keq në botë edhe për ndonjë vend gjysmë strikt musliman, diçka që në të vërtetë nuk është ndryshe nga ferri, ndërkohë që në çdo vend të botës islame në drejtimin e kundërt dhe në ndryshim nga këtu, pamja e maleve dhe e shkrepave shkëmborë të ndriçuara nga drita e diellit të shkretëtirës do të shihte vendosjen e xhamisë Teuhid.
Mesxhid Teuhid (xhamia) është 10 minuta me makinë nga bulevardi i Las Vegasit, apo rripi i famshëm, i kryeqytetit të padiskutueshëm të bixhozit, imoralitetit, prostitucionit, mungesës së modestisë, shthurjes, pirjes, egoizmit, kotësisë, salltaneteve dhe për të mos folur pastaj për emrin e Zotit kur fati i vizitorëve shkon keq në sallonet e bixhozit.
Megjithatë, një lëvizje e lehtë përmes Yellow Faces të kthen në mënyrë të mrekullueshme në katër xhamitë. Xhamia e Teuhidit më e reja, e ngritur vetëm dy vjet më parë, është e vetmja që ofron një ftesë për të zbuluar jetën e fshehur të muslimanëve në Las Vegas, në një komunitet prej 10000 besimtarësh derisa edhe vizitorët muslimanë janë habitur kur kanë gjetur ekzistencën e tyre.
Kjo tregon me pak fjalë, se Shtetet e Bashkuara në tërësi, nuk janë shteti më i lehtë për të qenë një musliman edhe pse shifrat e censusit tregojnë pjesërisht se ka më shumë njerëz që praktikojnë Islamin, rreth 2.6 milion, më shumë se popullata e dukshme hebraike prej 2.3 milionësh. Popullsia muslimane e Amerikës është rritur nga 1.5 milion në 2.6 milion, qysh prej 11 shtatorit dhe mendohet se rritja ka ardhur si nga emigracioni po ashtu edhe nga konvertimi.
Pavarësisht dashurisë së tyre për fenë, ashtu siç flitet gjerësisht, amerikanët janë ende të shqetësuar rreth Islamit ashtu sikurse Islami është i shqetësuar për amerikanët. Në Las Vegas, dikush mund të imagjinojë se vendasit, që jo gjithmonë njihen për bujari, mund të jenë armiqësorë, sidomos kur Islami kundërshton çdo gjë që Las Vegasi bën për jetesën.
Themeluesi i Xhamisë së Teuhidit dhe lideri i saj është një 45 vjeçar simpatik dhe karizmatik me origjinë nga Afganistani, Ahmedullah Rokai Jusufzai, apo Roki ashtu sikurse njihet nga shumica e jomuslimanëve.
Me një kufje në veshin e tij dhe me një Mercedez me “Allahu Ekber”- Zoti është më i madhi, në targën e tij, Jusufzai mund të fitojë çdo çmim si emigrant model.
Jusufzai, i cili luftoi sovjetikët kur ishte një adoleshent, punon si një përkthyes gjyqësor, ndihmon në trajnimin e njësive të marinës që shkojnë në Afganistan. Ai është një trajner vullnetar futbolli dhe i ka rritur fëmijët e tij që të jenë të zellshëm, patriotë dhe të orientuar drejt suksesit ashtu si të rinjtë amerikanë.
Megjithatë, Yusufzai ka kaluar një periudhë të vështirë me prindërit e tij qysh nga ardhja e tij në SHBA, 30 vjet më parë, ku debatet kanë qenë të ashpra dhe ku askush nuk e përkrah të menduarit, thjesht për shkak të vendosjes në Las Vegas. Ai u përndoq nga puna e tij si inxhinier në një kompani telekomunikacioni brenda javës së 11 shtatorit, thjeshtësia e tij ishte e tillë saqë i quante thirrjet e ish – kolegëve të tij si “kalorës devesh” apo “zezak rëre” si tallje të padëmshme.
Edhe pse një i arsimuar në kolegj, ai ishte i përgatitur dhe përpiqej të bënte punën e një shoferi taksie, por u ndesh përpara kërkesës së kompanisë për të mashtruar turistët “gjatë transportit të tyre” – duke i çuar ato në mënyrë të panevojshme në rrugë më të gjata – veprim ky më i tepërt se ç’mund të pranonte morali i tij. Gjithashtu ai refuzoi të merrte sende të humbura nga organizimet provokuese të përbashkëta dhe shtëpitë publike.
Më vonë, ai pa një kolaps modest dhe recension të biznesit për qiranë e pronave, kur kishte të gjitha apartamentet e tij në rizotërim. Sot, si një anëtar i suksesshëm dhe i respektuar i një komuniteti më të gjerë, ai ende pranon se telefonat e tij janë përgjuar në mënyrë periodike. FBI-ja e viziton rregullisht atë, për të kontrolluar se ç’po ndodh poshtë në xhami, dhe nëse ai mendon se ndonjëri nga xhemati, që variojnë ng


