Agjërimi gjatë muajit të bekuar të Ramazanit është një ndër adhurimet më të rëndësishme. Së bashku me namazin, zekati përmendet më së shumti, në tridhjetë e kusur ajete të ndryshme të Kuranit, mirëpo – siç e dini – për agjërimin janë caktuar faqe të tëra të Librit të Madhërishëm. Madje agjërimi shumë here është përmendur edhe si një adhurim dëmshpërblyes për mëkate që mund të jenë kryer.
Agjërimi i sinqertë
Agjërimi gjatë Ramazanit, duke qenë se është një detyrë e kryer drejtpërsëdrejti ndaj Allahut (xh.sh.), është një adhurim që duhet të kryhet me një vetëdije të forte robërimi. Ndaj ajo ka, pa dyshim, një varg urtësish dhe arsyesh pse është i këtillë. Sepse janë posaçërisht këto lloj adhurimesh që tregojnë pikërisht atë pjekuri të shpirtit që do të shikojë Allahu te besimtarët, që tregon pikërisht atë pjekuri që tregon edhe se cila është cilësia e parajsës e lumturisë së përjetshme që meriton kjo lloj pjekurie shpirtërore. E thënë me një gjuhë më të thjeshtë, këto mund të quhen ndryshe edhe adhurime të caktuara për ta bërë njeriun të denjë për të qëndruar pranë Allahut, duke u kthyer në meritues të lumturisë së përjetshme.
Po, një besimtar duhet t’i mbajë edhe veshët larg prej bisedave të cekëta, të zhytura në ndotësi dhe mëkate të ulëta, duke i hapur ata veçse drejt bisedave rreth bushtit të Kuranit, apo rreth fjalësh të tjera të bukura. Dhe, ashtu siç vë gojën dhe organet e brendshme të trupit të agjërojnë – e thënë me fjalë të tjera – t’u qëndrojë larg gjërave problematike, ashtu siç e ka privuar trupin nga të ngrënët dhe të pirët – madje jo vetëm nga gjërat problematike, por ai nuk duhet t’i qaset asgjëje që qëndron brenda qerthullit të së padobishmes, duke i pare edhe ato si mëkate e gjëra të ulëta që ia poshtërojnë shpirtin.
Profeti ynë i dashur na thotë se, “Kush agjëron gjatë muajit të Ramazanit, duke i besuar shpërblimit dhe duke e pritur atë vetëmse prej Allahut (xh.sh.), atij i fallen të gjitha mëkatet e shkuara.” Po, nëse njeriut, me çdo agjërim të muajit të Ramazanit i falen të gjitha mëkatet e vitit të shkuar, atëherë ai shkon pranë Allahut i pastruar nga çdo mëkat që mund të ketë kryer.
Ramazani dhe vendosja e frerëve ndaj egos
Një tjetër çështje shumë e rëndësishme është edhe edukimi i egos përmes agjërimit
Një njeri që agjëron, me këtë adhurim të tijin, thotë: “T’ia tërheq edhe pak këta frerët kësaj egos sime, ta drejtoj edhe pak drejt Allahut (xh.sh.). Ta mësoj atë të flasë pak, të hajë pak dhe të flejë pak.
Me rastin e agjërimit të Ramazanit të bëhet e mundur edhe që të jetosh njëfarësoj i çliruar dhe i pavarur nga të gjitha zakonet e përftuara, veset apo varësitë e ndryshme që mund t’i kesh krijuar vetes. Sepse, kur e mësojmë egon me uri dhe me etje, do ta kemi më të lehtë që t’u bëjmë ballë atyre nëse në një tjetër kohë do të mbeteshim të kushtëzuar për të mos pirë ujë, apo për të ngrënë ushqim.Të vjetrit thoshin kështu: “Braktisja e zakonit të shkatërron: Braktisja e zakoneve (të krijuara) dhe e varësive është prej faktorëve që të çojnë drejt shkatërrimit.”
T’i vësh frerët egos tënde do të thotë njëherazi edhe që të qëndrosh në vigjilencë të plotë ndaj fatkeqësive dhe të këqijave që mund t’u vijnë fesë apo popullit tënd. Muaji i Ramazanit ka edhe një anë tjetër, atë të vëllazërimit dhe të miqësisë. Njeriu fillon të mendojë përmes agjërimit: “Kushedi në ç’gjendje duhet të jenë ata që nuk gjejnë dot asgjë për të ngrënë, apo për të pirë.” Do ta kuptoni më mirë gjendjen e tyre kur jeni vetë të uritur dhe kjo ju bën që t’ju zgjohet fort ndjenja e bujarisë.


