Nga Kristjan Pashollari4 Mar 2022 1.8k
Të tjera

Të shtunën do të dëgjoni dy herë sirenat e alarmit në Prishtinë, për çfarë bëhet fjalë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se këtë të shtunë do të bëjë testimin e Sistemit të Alarmit Publik, raporton Express.

Sirenë Alarmi

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna ka bërë me dije se testimi do të bëhet në orën 12:05.

“Këtë të shtunë, më 5 mars, në orën 12:05 Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës së Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim.

Prishtina