Nga Kristjan Pashollari28 Maj 2021 4.2k
Të tjera

TIKA drejt falimentit!?

TIKA (Turk Isbirligi ve Koordinasyon Ajansi), Agjencia turke e bashkëpunimit dhe koordinimit, është vendosur dhe operon në Shqipëri që në vitin 1996. Tika ka realizuar projekte të shumta në Shqipëri ku më të spikaturit kanë qenë ata të rikonstruksionit të xhamiave monument kulture dhe të ndërtuara kryesisht në periudhën osmane në Shqipëri. Ashtu siç mund të dallohen këtu restaurimet e bëra në Gjirokastër, Berat dhe Xhaminë e Et'hem Beut në Tiranë. Këtu në fakt dalin në pah edhe problematikat e hasura së fundmi nga kjo agjensi. Xhamitë që u përmendën me lart, janë xhami të cilat agjensia ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës dhe Komunitetin Musliman të Shqipërisë për restaurimin e tyre. Problematika financiare e saj doli në pah atëherë kur afati i dorëzimit të punimeve kishte mbaruar dhe TIKA vazhdonte t'i mbante xhamiat "peng" të pa dorëzuara akoma për besimtarët me arsyen që nuk likujdonte firmat nënkontraktore që kanë kryer punimet. Rasti më flagrant ishte rasti i fundit me xhaminë e Et'hem Beut në Tiranë, ku besimtarët me fillimin e Muajit të Ramazanit u pregatitën për faljen e teravive në këtë xhami, por firma nënkontraktore nuk bënte dorëzimet pasi nuk kishte marrë paratë që agjensia i detyrohet. Ndërkohë besimtarët nuk u lejuan të futeshin brenda dhe u detyruan të falen në asfalt edhe pse ishin pikërisht para xhamisë që e prisnin prej më shumë se tre vite. Dhe pas asaj teravie në rrugë, kokëulur u kthyen mbrapsht nëpër shtëpitë e tyre për të mos u falur më aty. Kjo problematikë vazhdon edhe sot e kësaj dite pasi TIKA nuk ka ndërmend t'i shlyeje detyrimet e saja. Vetë personat të cilët ndjekin punimet e këtyre objekteve nga pala turke konfirmojnë problematikën, ndërsa firmat nëkontraktore shprehen që po bëhen gati ta ndjekin çështjen në formë ligjore pasi nuk shohin asnjë mundësi shlyerje nga pala turke.

Ciladoqoftë arsyeja e mospagesës dhe shtyrjes së afateve, kur bëhet fjalë për xhamitë, kur bëhet fjalë për Shtëpitë e Zotit, nuk mund të bëhet askush pengesë në adhurimin e besimtarëve e aq më tepër të bësh politikë me to. Janë të shumtë besimtarët të cilat janë të gatshëm që me kontributet e tyre t'i mbyllin harxhimet për detyrimet e pa likujduara në këto xhami, që xhamitë t'ju kthehen besimtarëve për adhurim. Nuk është turp të mos keshë dhe s'ka asgjë të keqe nëse nuk kanë para për të shlyer detyrimet e mbetura, por të paktën të jenë të hapur dhe të pranojnë bashkëpunim dhe mbeshtetje nga besimtarët të cilët duan të kontribojnë në kthimin sa më parë të këtyre xhamiave simbol dhe aq të dashura për to.

Shpresojmë që kjo problematikë aq e çuditshme sa dhe e trishtë të marrë zgjidhje sa me shpejt dhe të mbarojë pritja për hapjen dhe frekuentimin e tyre prej besimtarëve.