Ankaraja ka dhënë një urdhër të çuditshëm për ndërprerjen e transmetimeve dhe mbylljen e katër televizioneve, konkretisht televizionet Mısır Aan, Perfectin, Rabia dhe Al Şark. Televizione që i përkisnin lëvizjes “ihvana muslimin” ose “vëllazëria muslimane” siç njihet në Shqipëri. Lëvizje kjo e cila në Shqipëri operon kryesisht me emrin e “Shoqatës Ardhmëria”.
“Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se këto kanale transmetonin pa leje. Sidoqoftë, Ministria e Jashtme përmbahej nga shpjegimi nëse do të ndërmerret ndonjë hap kundër këtyre kanaleve, të cilat nuk e fshehin transmetimin e tyre nga Stambolli.
Ankaraja dha përgjigjen e saj zyrtare ndaj pretendimeve se Turqia mbështeste transmetimet e televizioneve Mısır Aan, Perfectin, Rabia dhe Al Şark që bën thirrje për dhunë dhe terror, të cilat Republika i solli në axhendën e Turqisë me titullin "Urdhrat e Vdekjes nga Stambolli" dhe që nuk fshehin që ata transmetojnë nga Stambolli. I ngarkuari me punë i Egjiptit, Hüseyin Elsaharty, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Egjiptit iu kërkua t'i jepte fund akuzave kundër Turqisë, duke deklaruar se pretendimet se Turqia "mbështet terrorizmin dhe dhunën" janë "të pabaza".
Lexo edhe: Turqia dëshiron të miqësohet me Egjiptin, por ende kundërshton etiketimin “terrorist” të Vëllazërisë Myslimane
Ndërsa Turqia reagoi me fjalë të ngjashme ndaj përpjekjeve të bëra nga Kajro, burimet deklaruan se Turqia nuk dha leje zyrtare për transmetimet dhe thanë, "Këto kanale televizive nuk kanë për të marrë leje. Regjistrimet e këtyre kanaleve nuk janë në Turqi, këto kanale nuk kanë leje për të transmetuar nga Turqia. Sidoqoftë, pavarësisht pyetjeve të vazhdueshme, pyetjet në lidhje me atë që është bërë për të mbyllur këto kanale dhe për të ndaluar transmetimet e tyre nuk u përgjigjën, shkruan e përditshmja “cumhuriyet” një nga gazetat me te mëdha në Turqi.
Kujtojmë këtu që e njëjta gjë ndodhi disa vite më parë edhe me Levizjen Hizmet, të përfaqësuar nga kleriku Fethullah Gylen i cili jeton në ekzil në SHBA. Ku fillimisht u sulmuan kanalet televizive të tyre, kanale si “samanyolu”, gazeta “zaman” e cila në atë kohë kishte dhe tirazhin më të madh në Turqi. “Luftë” kjo e cila degjeneroi deri në shpalljen “lëvizje terroriste” nga Turqia të çdo anëtari të lëvizjes Gylen, duke sekuestruar të gjitha aktivitetet e tyre si televizione, shkolla, universitete madje dhe pasuri individuale të personave që etiketoheshin si “gylenistë”, dhe më e rënda duke pasuar me mijëra të burgosur e të zhdukur në përpjekje për t’ju arratisur regjimit.
Duket sikur një “dorë djallëzore” iu vardiset myslimaneve mbi kokë kudo që janë!
Shpresojmë dhe lutemi që mos të ndodhë e njëjta gjë edhe me vëllezërit tanë atje të lëvizjes “vëllazëria muslimane” në Turqi. Bota Islame po vjell gjak në të katër anët e botës. Diku nga ashpërsia e armiqve zullumqarë e diku nga miqtë e pabesë, por një gjë është e sigurt që Bota Islame pikon gjak në çdo qelizë të saj.
I lutemi Zotit të Gjithfuqishëm që ta parandalojë dhunën ndaj besimtarëve, ndaj myslimanëve, ndaj njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur. I lutemi Atij që të shohim ditët e bashkimit midis myslimanëve, ditët e vëllazërisë dhe unitetit midis tyre dhe ditët e të të dashurit vetëm për hatër të Zotit.
redaksia: bota-islame.com


