Nga Kristjan Pashollari10 Maj 2021 4k
Të tjera

UMETI ISLAM SI NOCION DHE KARAKTERISTIKAT E TIJ

Nëse do të bëhej e mundur për ne që të pyesnim disa individë në shoqërinë tonë rreth “Umetit islam sot”, përgjigjet e pritura do të ishin pyetje të ngatërruara të vëna përballë njëra tjetrës, të tilla si: “Ku është umeti islam?!”, “A vazhdon të ekzistojë?!”. Ose ato përgjigje do të ishin pohime dekurajuese e të pashpresa, të tilla si: “Umeti islam është i copëtuar dhe i përçarë….”, “Umeti islam po vuan prej një situate dobësie dhe poshtërimi…”, “Umeti islam ka rënë nën sundimin e armiqve të tij….”, “Umeti islam nuk ekziston më”, “Sepse myslimanët nuk u kapën pas fesë së tyre dhe nuk u bënë të bashkuar nën mbrojtjen e parimeve të saj…”. Këto janë shprehje që i lexojmë çdo ditë në ato çfarë shkruhen; i dëgjojmë në mjetet e informimit si dhe nga gojët e njerëzve në vendtakimet e tyre. Ata i shprehin këto për shkak të humbjes së shpresës së tyre lidhur me realitetin e sotëm të umetit islam. Ata konfirmojnë situatën e rëndë të umetit dhe rrezikun e përkeqësimit të sëmundjes në gjymtyrët e tij. Ndoshta ne nuk ndryshojmë shumë për sa ka të bëjë me disa prej këtyre mendimeve, të cilat arrijnë shkallën e konsensusit në një nivel të caktuar prej niveleve të leximit të realitetit, por ama një vështrim i dytë nuk do t’i jepte rëndësi më të pakët; kjo nuk do të mund të fshihej as prej vetëdijes së përgjithshme. Kjo është kriza jonë në perceptimin e nocionit të umetit islam dhe të kuptimeve të besnikërisë ndaj tij, të përkatësisë dhe aderimit tek ai, si dhe të detyrave ndaj tij. Kjo krizë nuk është më e vogël se kriza që po përjeton ky umet sot. Madje mund të thuhet se ndodhet një lidhje shkakore, e cila nuk mund të mos vihet re, që bën lidhjen mes dy gjërave: “Ç’është umeti islam në zanafillë?”, “Nga se përbëhet?”, “Cila është lënda e tij?”, “A nuk është secili mysliman guri-tulla më e vogël në strukturën e tij?”. A nuk nënkupton kjo dhe a nuk kërkon lidhjen e drejtpërdrejtë – kur flitet për umetin islam dhe për problemet e tij mes individit dhe komunitetit, mes gjendjes së myslimanit dhe realitetit të umetit të tij dhe mes pjesës dhe të tërës – ashtu siç nënkupton e kërkon aspiratën dhe ngulmimin për njohjen e këtij umeti lidhur me bazat e strukturës të tij dhe me karakteristikat e tij dalluese, të cilat mund të jenë, në ndonjë mënyrë, njëri prej faktorëve i cili ia solli këto sfida për t’u përballur? Aspirata i ngjason shfaqjes së dëshpërimit dhe të pikëllimit për gjendjen e tij.

Pikënisje të këtilla, në përfytyrimin tonë, janë hyrjet që, për përgjigjet e tyre, kërkohen medoemos zgjidhjet e parashtruara, madje pyetjet alternative. Gjithkush është i ftuar që të kontribuojë në bërjen e tyre dhe të ketë parasysh se këto pyetje duhet të jenë shtytësi për njohjen, studimin dhe kërkimin lidhur me alternativat e parashtruara të së ardhmes për umetin tonë, domethënë, para së gjithash, për ne, prej pikëpamjes së përkatësisë parimore, aktuale dhe të vazhdueshme të umetit islam.

  1. BAZAT E NGRITJES SË UMETIT NË ISLAM

Nocioni i ngritjes së umetit në islam ndërtohet mbi tre bazamente. Nuk do të ishte e lehtë që ato bazamente të perceptoheshin veçse duke qëndruar tek ato, jo thjesht duke përshkruar bazat dhe themelet mbi të cilat ngrihet struktura e umetit mbi dy aspektet e të menduarit dhe të përvojës historike, por sepse këto bazamente janë pjesë e pandashme e vetë natyrës thelbësore të umetit dhe e elementeve përbërës të strukturës së tij në të shkuarën, në të tashmen dhe për vazhdimësinë e tij në të ardhmen. Ato janë:

A) BAZA KULTURORE

Kjo përfaqëson bazamentin e strukturës së umetit islam. Duke u nisur nga kjo, ripërtërihen natyra thelbësore e tij, referimi, kriteret, standardet si dhe identiteti i tij. Kjo është pikërisht ajo që e shpjegon mesazhin e umetit islam, duke u mbështetur mbi burimet origjinale të kulturës islame të cilat përcaktojnë akiden, sheriatin dhe sistemin e vlerave, të moraleve dhe të etikës. Duke iu referuar këtyre burimeve, ne perceptojmë se umeti islam është një nocion të cilin e ka themeluar Kur’ani Fisnik, “Dhe me të vërtetë ky umeti juaj është një umet i vetëm” (Kur’an, 23:52). Pastaj ai kaloi në Sunetin Profetik te niveli i realitetit, i cili përfaqëson “Modelin Institucional”. I Dërguari i Allahut, Profeti Muhamed a.s., e themeloi bërthamën e umetit islam në Mekë prej një grupi sahanësh, të cilët i besuan atij dhe e ndoqën para se të vinte modeli praktik nëpërmjet “Dokumentit Kushtetues” në “Konventën Profetike ose në Fletën e Medinës”, në të cilën erdhi sa vijon: “Ky është një dokument (marrëveshje) prej Muhamedit, Profetit, mes besimtarëve dhe myslimanëve prej Kurejshit dhe Jethribit (Medinës) dhe prej atyre që i ndoqën ata, u kapën pas tyr