Nga Kristjan Pashollari14 Dhj 2022 1.5k
Të tjera

Vakëfi midis së shkuarës dhe së ardhmes 

Vakëfi[1] luan një rol shumë të rëndësishëm në shoqëritë myslimane. Ai ka qenë burimi kryesor për shërbimet e ndryshme publike të ofruara për komunitetet besimtare por edhe më gjerë.

 Tradicionalisht, krijimi i vakëfeve është ngulitur në kulturën e myslimanëve dhe është e përfshirë në të gjitha sferat e jetës. Vakëfi gjithashtu ka kontribuar në shërbim të njeriut në fusha të ndryshme të zhvillimit, siç ishin ndërtimi i objekteve të kultit, formimi i institucioneve arsimore, infrastrukturë, mjekësi, etj. Megjithatë, në kohët moderne, vakëfi ka parë një rol në rënie, pothuajse në të gjitha vendet myslimane. Fenomen i cili ngre një numër pyetjesh se çfarë faktorësh çuan në këtë rënie, duke theksuar kështu njëkohësisht arsyet e rënies së tij dhe nevojën për reformim.

Studimet konstatojnë se, transparenca me fondet është elementi kryesor në shtimin vakëfeve të reja. Është dinamika më jetësore e vakëfit. Nëse kjo mungon nuk mund të presim ndonjë rezultat domethënës, sado të mëdha qofshin përpjekjet.

Riformulimi i mënyrës së menaxhimit të vakëfeve dhe hartimi i një rrjeti të integruar, që studion problemet që hasen në praktikën e kohëve moderne në të cilat jemi, është gjithashtu element kryesor në zhvillimin e vakëfeve.

Planifikimi dhe udhëzimi legjislativ i vakëfit, padyshim është dinamika kryesore që tregon perspektivën dhe horizontin e zhvillimit të vakëfit, në varësi të natyrës së tij dhe kushteve me të cilat përbëhet ai vakëf.

Studimi arrin në përfundimin se kur myslimanët përkushtohen më tepër në praktikat vakëfnore, duke ecur me transparencë në organizmin e vakëfeve dhe fondeve që kanë të bëjnë me praktikat vakëfnore, njëkohësisht duke rritur interesimin në formimin e vakëfeve të reja, atëherë vërtetë mund të flasim për një ringjallje reale të praktikës së vakëfit. Vakëfi fiton vlerën e tij të munguar në shoqërinë myslimane, duke iu kthyer shërbimin e duhur atyre zërave të cilët përfitojnë nga vakëfi, duke u bërë kështu një magnet tërheqës i Mëshirës së Zotit mes njerëzve.

Vakëfi është një akt financiar bamirësie i themeluar nga pasuri të paluajtshme ose edhe të luajtshme, por gjithmonë për të shpenzuar të ardhurat e tyre në përmbushje të nevojave publike apo familjare, bazuar në preferencat dhe kushtet e vendosura nga vakëflënësi[2]. Pasi prona është krijuar si një Vakëf, ajo kurrë nuk mund të jepet si dhuratë, të trashëgohet apo shitet. Ajo i takon Allahut (xh.sh.) dhe prona vakëf mbetet e paprekur. Vetëm të ardhurat e lindura kanalizohen për përfituesit e saj. Ka vetëm një rast në të cilin bëhet përjashtim ku lejohet Istibdal-i[3] i vakëfit. Ky vendim merret nga autoritetet më të larta të menaxhimit të vakëfit, “Mexhlis-i”.[4]

Motivimi kryesor për një themelues vakëfi, për ta formuar atë, jepet qartë në Kur’an dhe Traditën Profetike. Në Kur’an, sure Al ‘Imran, thuhet: “Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në Xhenet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çfarëdo që jepni (për Zotin), Allahu atë e di.”[5]. Në suren Bekare, “të cilët besojnë në të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne”.[6] Ose sipas nxitjes profetike, ku Profeti ynë (a.s.) urdhëron e thotë: “Kur vdes personi, mirësitë e të gjitha akteve të tij ndërpriten (bashkë me ndërprerjen e akteve), me përjashtim të sadakas