Nga Kristjan Pashollari10 Mar 2022 2.5k
Të tjera

Vaksina nuk kërkohet për të hyrë në dy Xhamitë e shenjta

Ministria Saudite ka hequr kufizimin e marrjes së vaksinës COVID-19 për të hyrë në dy xhamitë e shenjta, Mesjid al-Haram dhe Masjid an-Nabawi.

Në vitin 2020, Ministria e Haxhit dhe Umres vendosi një kufizim që nuk lejon personat (përfshirë të huajt) që nuk ishin vaksinuar të hyjnë në xhamitë e shenjta. Por në vitin 2022, njerëzit lejohen të vizitojnë xhamitë e shenjta pa asnjë kufizim.


Kohët e fundit, Ministria Saudite hoqi gjithashtu rregullin e distancimit social në Mesxhid al-Haram dhe Masjid an-Nabawi.