PËRFUNDUAN SEANCAT E DËGJIMIT TË KANDIDATIT PËR HAFIZ DIJAR IBRAIMI
Më 9 maj 2023, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidatit për hafiz Dijar Ibraimi.
Përfaqësuesi i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani në fjalën e tij, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizin për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizit, ndërsa hafizit i uroi suksese dhe shëndet të plotë.


Seancat e dëgjimit që i përcollën hoxhallarë, hafizlerë, xhematlinjë e mysafirë që nderuan hafizin u zhvilluan në hapësirat e xhamisë “Dyqanxhik” para anëtareve të komisionit të hifzit në përbërje:
Hfz. Xhemail Nuhiju– kryetar;
Hfz. Sadudin Sulejmani - anëtar; dhe
Hfz. Xhelil Shabani - anëtar./myftiniashkup


