Nga Kristjan Pashollari16 Nën 2022 1.5k
Të tjera

VIZITË FAKULTETIT TË SHKENCAVE ISLAME NGA KRYEMUFTIU I BULLGARISË

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të martën më 15.11.2022 sëbashku me homologun e tij Dr. Mustafa Haxhi, Kryemuftiun e Bullgarisë, e vizituan Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, në kuadër të protokollit për vizitën e Kryemuftiut të Bullgarisë që po i bën BFI-së.

Gjatë kësaj vizite, ata u pritën nga Dekani i FSHI, Prof. Dr. Shaban Sulejmani, i cili i njoftoi mysafirët me funksionimin e Fakultetit të Shkencave Islame dhe me historikun e kësaj vatre shkencore të BFI e RMV.

Me pastaj i vizituan të gjitha ambientet e Fakultetit e në fund edhe xhaminw e re që funksionon në kuadër të FSHI ku edhe bashkërisht falën namaz.