Të flasësh për xhami është nevoje e madhe e sidomos tani kur roli i saj është anashkaluar nga ithtarët e saj, tani kur ajo me nuk konsiderohet si shkolle shpirtërore në të cilën bëhet filtrimi i njeriut nga mëkatet, nga dukuritë negative, nga vjedhja, korrupsioni, mashtrimi, plaçkitja, vrasja, e shume dukuri tjera.
Sikur është harruar se xhamia ekzistonte para se te ekzistojnë shkollat, institutet, universitetet, dhe ajo luante rolin e te gjitha këtyre madje me më shume sukses se sa qe sot këto objekte te përmendura kryejnë rolin e tyre. Xhamia ne kohen e arte islame shërbente si shkolle, spital, kazerme ushtarake, shtëpi bamirësie, me një fjale, shërbente në drejtim te pastrimit shpirtëror si bazament për shkollim, edukate dhe përgatitje te mëtutjeshme.
Nëse dëshironi te bindeni për këtë që po ua them, bëni një analogji me shkollarët tanë, qe kane arritur tituj te larte shkence por qe te pakte janë qe shpëtojnë nga korrupsioni me te gjitha format e tij. Kështu do te bindeni se kthimi në xhami mbetet nevoje e patjetërsueshme...
Për xhamitë janë transmetuar tekste te shumta fetare. Në to vërehet qartë roli i xhamisë, rëndësia e saj, rëndësia e faljes ne të, mirësitë e kësaj faljeje e shume te tjera.
Xhamitë dhe vlera e tyre
- Xhamitë ndërtohen nga besimtarët derisa pengimi i tyre, ne çdo aspekt, behet nga jobesimtarët. Thotë Allahu:
"E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë)". (Tewbe, 18)
"E kush mund të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë respektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh". (Bekare, 114)
- Ndërtimi i xhamive pjese e bamirësisë, qe nuk arrihet besimi komplet derisa nuk participojmë në të. Thotë Allahu:
"Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. ?kado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di". (Ali Imran, 92)
Ky ajet nxit dhe stimulon për dhënie ne nisma te mbara për hire te Allahut. Ai ngrit vullnetin e njeriut për te dhënë edhe me te shtrenjtën për Allahun, siç bëri Ebu Talhaja, Allahu qofte i kënaqur me te, i cili kur dëgjoi këtë ajet, dha për hire te Allahut pasurinë me te shtrenjte qe kishte, kopshtin Bejreha.
"E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të devotshmit". (Ali Imran, 115)
- Xhamitë janë vende ku adhurohet Allahu. Thotë Allahu:
"(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij". (Nur, 36)
"Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!". (Xhinn, 18)
- Ndërtimi i xhamive ishte pune pejgamberësh. Thotë Allahu:
"Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di". (Bekare, 127)
Ky ajet përveç qe tregon se Qabeja është ndërtuar nga Ibrahimi dhe Ismaili, alejhima's selam, tregon po ashtu se ndërtimi i xhamive është prej veprave bamirëse, për te cilat njeriu shpërblehet. Kjo vërehet qarte ne fund te ajetit ku Ibrahimi dhe Ismaili, alejhima's selam luten tek Allahu për ta pranuar veprën (ndërtimin) e tyre.
Mu për këtë është thënë se njeriu pas veprës qe kryen patjetër duhet ta lus Allahun ta pranoje prej tij ngase Ibrahimi dhe Ismaili, alejhima's selam, ndërtuan Qabenë, qe nuk ka pune me te mire, por prape e luten Allahun t'ua pranoje këtë vepër.
- Kush ndërton një xhami do te ketë një shpërblim ne xhenet me po një te tille. Transmeton Uthmani, r.a., se e ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam duke thënë:
"Kush ndërton një xhami, duke e kërkuar kënaqësinë e Allahut, Allahu ia ndërton atij një te ngjashme ne Xhennet". (Buhariu dhe Muslimi)
Umeri, r.a., transmeton se e ka dëgjuar Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam duke thënë:
"Kush ndërton një xhami, ne te cilën përmendet emri i Allahut, Allahu ia ndërton atij një shtëpi ne Xhennet". ([1])
Xhabir b. Abdil-lahu transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
"Kush ndërton për Allahn një xhami, qofte sa strehimorja e thëllëzës apo edhe me e vogël, Allahu do t'ia ndërtoj atij një shtëpi ne Xhennet". (Sahihul xhamii, 6129)
- Xhamitë janë vendet më te dashura te Allahut. Muslimi transmeton nga Ebu hurejre se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
"Vendet më të da


