Real Madrid është duke kaluar një moment të mirë, si në arenën Evropiane edhe në kampionatin lokal.
Një pjesë të mirë të suksesit të madrilenëve, padyshim që mban firmën e Karim Benzema, që duket sikur ka rilindur në moshën 33-vjeçare. Edhe pse i agjërueshëm, qendërsulmuesi, arriti të shënonte tre-golësh ndaj Chelsea-t në Champions League, duke shtuar shanset për një kalim më tej në tur. Ai bëri iftar gjatë lojës, duke ngrënë hurma.
Për këtë ka folur edhe imami Mazllam Mazllami, i cili tha se futbollisti i Real Madridit po t’i hante shtatë hurma do të shënonte shtatë gola.
“A e patë lojën apo jo? Me tre hurma, tre gola. Po t’i hante Benzema shtatë hurma, shtatë gola. Dhe atë atje, jo në Madrid”, tha imami.
(BalkanWeb)


