Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

"Vaksina Antikovid nuk e prish Agjërimin", Mexhlisi për Fetva pranë Rijasetit të BFI-së - Shkup

admin
  • Krijuar : 09-04-21
  • / 3653 Lexime

Fetva Nr. 13

"Vaksina Antikovid nuk e prish Agjërimin"

Marrë parasysh faktin se edhe këtë vit besimtarët islamë do të fillojnë agjërimin e Muajit të Ramazanit nën hijen e pandemisë Kovid-19, dhe me përpjekjen e autoriteteve kompetente për stimulimin e imunitetit kolektiv përmes vaksinimit, Mexhlisi për Fetva pranë Rijasetit të BFI-së në RMV, duke shqyrtuar argumentet autentike islame dhe duke u konsultuar me fetvatë e qendrave dhe akademive shkencore islame, informon besimtarët islamë se të gjitha vaksinat kundër Koronës, nuk e prishin agjërimin e agjëruesit edhe nëse merret gjatë ditës së agjërimit të Ramazanit.

Me qenëse këto vaksina nuk depërtojnë në organizmin e njeriut përmes rrugëve natyrore të konsumimin të ushqimit dhe pijeve por depërtojnë përmes gjilpërës dijetarët islamë duke u mbështetur në argumentet autentike konstatuan se vaksinimi kundër Koronës nuk e prishë agjërimin. Kjo përforcohet gjithashtu nga fakti se vaksina nuk ka as trajtim ushqyes e as vitaminoz, nuk arrin as në fytin e as në lukthin e njeriut, prandaj edhe nuk e prishë agjërimin.

Mirëpo, nëse besimtarit islam gjatë agjërimit i paraqiten komplikime apo efekte anësore për shkak të vaksinimit apo për ndonjë shkak tjetër, atëherë është i detyruar të veprojë sipas udhëzimeve të mjekëve, e nëse prishet agjërimi me përdorimin e ndonjë medikamenti tjetër, atëherë këtë ditë të agjërimit e kompenson me një ditë tjetër pas Ramazanit.

Mexhlisi për Fetva pranë Rijasetit të BFI-së

Kryetar: Jusuf Zimeri

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame