Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

BFI-ja njofton: Prej sot do të falen teravitë me xhematë dhe namazi i Bajramit

admin
  • Krijuar : 04-05-21
  • / 3216 Lexime

Pasi Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim, që prej nesër ora policore të fillojë në ora 23:00, Bashkësia Fetare Islame ka sjellë vendim, që prej nesër gjithashtu të kryhet rituali fetar i mbrëmjes – teravitë me praninë e besimtarëve në xhami.

“Me këtë rast, duam të shprehim mirënjohjen tonë për qeverinë dhe institucionet përkatëse që e pranuan kërkesën e bërë nga Reisul Ulema i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, që besimtarëve muslimanë të vendit tonë t’ju mundësohet falja e namazit të teravive në netët e mbetura të Ramazanit dhe të organizohet falja e namazit të Fitër Bajramit pa restrikcione të lëvizjes, gjithmonë duke respektuar masat për të ruajtur veten dhe shoqërinë nga virusi”, njoftojnë mes të tjerash nga BFI-ja

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame