Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Raketat e izraelit shfarosin familjen me 10 anëtare, vdesin 8 femijë dhe dy gra

admin
  • Krijuar : 15-05-21
  • / 2771 Lexime

Sulmet të përgjakshme mes Izraelit dhe Hamasit kanë vijuar edhe këtë të shtunë. Bombardimet ajrore izraelite goditën një kamp refugjatësh në Gaza ku të paktën 10 palestinez humbën jetën. Te gjithe viktimat ishin anetare te nje familje, mes te cileve tetë fëmijë.

Në Bregun Perëndimor, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 13 palestinezë që dolën për të protestuar kundër bombardimeve të vazhdueshme.

Mijëra familje palestineze janë strehuar në shkollat ​​e administruara nga Kombet e Bashkuara në Gazan Veriore për t’i shpëtuar zjarrit të artilerisë izraelite.

Deri tani afro10,000 palestinezë kanë lënë shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar sulmeve.

Ndërkohë një ditë para seancës së Këshillit të Sigurimit, i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Joe Biden, Hady Amr ka mbërritur në Tel Aviv për të diskutuar me dy palët mundësinë e një marrëveshje për armëpushim

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame