Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria me nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkan, 1/3 jeton me më pak se 5.5 $

admin
  • Krijuar : 16-05-21
  • / 1061 Lexime

Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkanin Perëndimor, rreth 1 e treta e popullsisë në vend jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Goditja e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 dhe më pas pandemia ndikuan në rritjen e këtyre shifrave në një periudhë të shkurtër.

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria me nivelin më të

Si pasojë e krizës dhe mbylljes së shumë bizneseve, papunësia në vend paraqitet e lartë me rreth 12% dhe kjo shifër është dy herë më e lartë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç.

Kategoritë më të prekura rezultojnë ato që punojnë në sektorët që sigurojnë më pak të ardhura si dhe pjesa e padeklaruar e punonjësve, që edhe pse shumë prej tyre humbën punën për shkak të pandemisë nuk arritën dot të përfitojnë edhe nga paketat mbështetëse të qeverisë./oranews

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame