Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gaza rritet në 212, përfshirë 61 fëmijë

admin
  • Krijuar : 17-05-21
  • / 4178 Lexime

Ministria palestineze theksoi se shifra e viktimave përfshin 61 fëmijë, 35 gra dhe 16 të moshuar. Po ashtu mbi 1.400 palestinezë të tjerë janë plagosur gjatë ofensivës izraelite

Ministria palestineze theksoi se shifra e viktimave përfshin 61 fëmijë, 35 gra dhe 16 të moshuar. Po ashtu mbi 1.400 palestinezë të tjerë janë plagosur gjatë ofensivës izraelite.

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në Rripin e Gazës që nga 10 maji, duke lënë pas një gjurmë masive shkatërrimi në të gjithë territorin e enklavës bregdetare.

Dhjetë izraelitë po ashtu janë vrarë si pasojë e raketave të lëshuara palestineze nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.

Tensionet e fundit që filluan në Kudsin Lindor gjatë muajit të Ramazanit u përhapën në Gaza si rezultat i sulmeve izraelite ndaj besimtarëve muslimanë në xhaminë Al-Aksa dhe në lagjen Sheikh Jarrah.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku dhe ndodhet Al-Aksa, në vitin 1967. Ajo aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar./AA

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame