Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

RD E KONGOS, VRITET EDHE NJË IMAM TJETËR NË LINDJE TË VENDIT

admin
  • Krijuar : 20-05-21
  • / 3800 Lexime

Një imam është vrarë në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos (DRC), ku është në fuqi një shtetrrethim ushtarak për të lejuar forcat e sigurisë të luftojnë grupet e armatosura në rajon.

Teddy Kataliko, një udhëheqës i shoqërisë civile në Beni, tha se incidenti ndodhi përderisa viktima po kthehej në shtëpinë e tij në mbrëmje.

Kjo është vrasja e dytë e një imami brenda një muaji, pasi më 1 maj, gjatë muajit të Ramazanit, në qytetin Beni u vra imami Sheikh Ali Amin përderisa po kryente faljen e namazit në xhaminë Mupanda.

Të dy imamët ishin të njohur për paralajmërimet e rregullta të tyre mbi lëvizjen e luftëtarëve të Forcave Demokratike Aleate (ADF) në rajon.

Vrasësit akoma nuk janë identifikuar, megjithatë grupi ADF është aktiv në pjesën lindore të vendit.

Rebelët e grupit ADF, me origjinë nga Uganda që nga vitet e 90’ta, për vite me radhë në lindje të DRC-së kanë sulmuar dhe vrarë civilë, si dhe personel të Kombeve të Bashkuar (OKB).

Shpesh herë bastisin fshatrat, duke vrarë dhe rrëmbyer civilë.

Për t’i frenuar aktivitetet e grupeve të armatosura, presidenti Felix Tshisekedi, shpalli një shtetrrethim në fillim të këtij muaji në provincat Kivu Veriore dhe Ituri, në kufi me Ugandën.

DRC-ja është rrënuar nga dhuna për vite me radhë pasi disa grupe rebele luftojnë njëri-tjetrin ose kundër ushtrisë së vendit dhe forcave të OKB-së për kontroll të territorit.

Sipas OKB-së, shfrytëzimi i burimeve natyrore vazhdon të jetë një shkak kryesor dhe nxitës i konfliktit, me shumicën e grupeve të armatosura që kanë lënë mënjanë kërkesat e tyre politike dhe janë përfshirë në trafikimin e mineraleve.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame