Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Policia izraelite sulmon xhematin në Mesxhid Al-Aksa pas namazit të xhumasë, 20 të plagosur

admin
  • Krijuar : 21-05-21
  • / 2370 Lexime

Policia izraelite sulmoi xhematin në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar me plumba gome dhe granata zhurmuese pas namazit të xhumasë.

Palestinezët më pas arritën në pikën ku policia izraelite ishte vendosur pranë Kupolës së Shkëmbit.

Ndërsa tensioni u rrit, policia izraelite u përpoq të shpërndajë grupin duke i sulmuar me granata zhurmuese dhe plumba gome.

Policia izraelite tha në një deklaratë se shumë njerëz hodhën gurë dhe koktej molotovi në tubimin e mbajtur pas namazit të xhumasë.

Nga ana tjetër, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se 20 palestinezë u plagosën në ndërhyrjen e policisë izraelite në Mesxhid al-Aksa.

Në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe bëhet e ditur se dy palestinezë janë transferuar në spitale./aa

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame