Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Togo - Përhapja e fesë islame në Togo

admin
  • Krijuar : 26-05-21
  • / 2170 Lexime

Të dhëna statistikore*

Pozita gjeografike

Republika e Togos si një ndër shtetet afrikane bie në perëndim të kontinentit, përkatësisht ka dalje në Oqe-anin Atlantik dhe llogaritet shteti më i vogël për nga sipërfaqja në Afrikën Perëndimore. Republika e Togos, për nga ana tokësore kufizohet me tri shtete fqinjë, nga veriu kufizohet me Republikën e Burkina Fasos me një gjatësi deri në 126 km, nga perëndimi me Republikën e Ganës në një gjatësi prej 877 km, nga lindja me Repub-likën e Beninit me një gjatësi deri në 644 km, ndërsa nga jugu kufizohet me Oqeanin Atlantik në një gjatësi prej 56 km2. Klima në Togo është e ndarë në dy segmente të veçanta. Në jug të vendit, mbizotëron klimë tropikale, me më pak shira se sa në vendet malore të cilat domi-nohen me lagështi dhe me të reshura atmosferike. Në veri të vendit klima i përket natyrës së llojit sudanez dhe me shira gjatë verës. Pra, klima në jug të Togos është e nxehtë dhe me lagështi, kurse në veri gjysmë e thatë. Ndërsa, temperaturat mesatare sillen rreth 27 gradë celsiusë. Sezoni i shirave në jug të vendit shtrihet nga marsi e deri në korrik dhe nga shtatori e deri në nëntor, kurse në veri prej prillit e deri në tetor.(3)
Lome: Kryeqyteti i Republikës së Togos si qyteti më i madh në vend shtrihet në Gjirin e Guinesë dhe lloga-ritet kryeqytet administrativ dhe industrial i vendit, si dhe aty gjendet porti kryesor i vendit. Prania e një raf-inerie në kryeqytet e rritë edhe më shumë rëndësinë e këtij qyteti. Ky qytet u themelua në shekullin e XVIII-të përmes fiseve vendase, ku në atë kohë ishte një fshat i vogël, e që quhej Bay Beach. Mirëpo, në vitin 1882 fsha-ti u bë një qendër kryesore tregtare në vend. Mandej, në vitin 1897 qyteti u bë kryeqytet i vendit. Tani numri i banorëve të këtij qyteti afërsisht arrin deri në 837.437 banorë (sipas vlerësimeve statistikore të vitit 2010).(4)

Përhapja e Islamit

Feja Islame në Togo ka arritur përmes rrugëve treg-tare, e që ishin ndërlidhëse me vendet fqinjë nga pjesa veriore e vendit, përkatësisht përmes shteteve islame të pellgut Niger dhe Sudanit perëndimor. Ky rajon ka qenë i banuar me pedagogë të shumtë muslimanë, të cilët më parë e kishin përqafuar Fenë Islame dhe kishin marrë me vete amanetin e përhapjes së Islamit nëpër vendet përreth. Në fund të shekullit XVIII-të tregtarët muslimanë filluan të vendosën në pjesën veriore të Republikës së Togos, respektivisht pranë udhëheqësit të grupeve idhujtare në pushtet, i cili quhej Orodjobo.
Pastaj, tregtarët muslimanë e ftuan popullatën e këtij vendit dhe udhëheqësin e tyre në Fenë Islame, ku në kuadër të këtij suksesi veçohet hoxhë El Haxh Abdul-lah Teravri, imami i muslimanëve të qytetit Durti, i cili kishte arritur t’a bindë udhëheqësin e fisve idhujtare t’a përqafoj Fenë Islame. Mandej, ky udhëheqës i fiseve idhujtare të vendit pasi që e pranoi Islamin u quajtë Tehari Malum. Mandej, si rezultat i raporteve shumë të mira me tregtarët muslimanë, ky udhëheqës u dha atyre të drejtën e vend-qëndrimit dhe të pronësisë së tokës në vend, ku ndikimi i muslimanëve në këtë rajon u rritë dukshëm dhe Feja Islame u bë fe zyrtare në vend. Ndërkohë, shumë muslimanë të fiseve Husa dhe Fulani erdhën për të mbështetur autoritetin e Tehari Malumit. Pas Luftës së Dytë Botërore, shumë grupe idhujtare të fisit Zengji emigruan nga Togo në Bregun e Fildishtë, të cilat atje kishin përqafuar Fenë Islame, ku me të kthyer të atyre grupeve - tani mus-limane - në Togo numri i muslimanëve u rrit, thirrja në Njëshmërinë e Allahut të Madhërishëm vazhdoi të zgjerohet dhe numri i muslimanëve në mes të fiseve idhujtare u shtua dukshëm. Prandaj, kështu musli-manët ishin prezentë kudo në vend, në çdo qytet e fshat të Republikës së Togos. Kjo atmosferë islame dukej më shumë në qytetet jugore të ven

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame