Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Pasojat e tentimit izraelit për ndryshim demografik në Kuds

admin
  • Krijuar : 27-05-21
  • / 2772 Lexime

Shkaku i krizave aktuale filloi dëbimi i familjeve palestineze nga Sheikh Jarrah, një lagje kryesisht palestineze në Kudsin Lindor, dy kilometra në veri të qytetit të vjetër, në rrugën për në malin al-Masharif

Shkaku i krizave aktuale filloi dëbimi i familjeve palestineze nga Sheikh Jarrah, një lagje kryesisht palestineze në Kudsin Lindor, dy kilometra në veri të qytetit të vjetër, në rrugën për në malin Al-Masharif. Kjo u shndërrua në protesta dhe më pas policia izraelite sulmoi dhe rrahu njerëzit që ishin mbledhur për t'u lutur brenda Xhamisë Al-Aksa natën e Laylat al-Kadr më 10 maj.

Në fund të luftës gjashtë ditore të vitit 1967, kur Izraeli mori kontrollin e Kudsit Lindor, ai kishte rënë dakord për të mbajtur një "status quo" në kompleksin Al-Aksa, i cili përfshinte Qubbat as-Sakhra (Kupola e Shkëmbit) dhe kupolën e argjendtë të Xhamisë Al-Aksa. Vakëfi jordanez u lejua të administrojë me të. Hebrenjve u lejohej të kishin qasje deri në Murin Al-Buraq në anën perëndimore të Al-Aksës për të ruajtur qetësinë. Por, me kalimin e viteve, Izraeli, sipas një plani, jo vetëm që po dëbon muslimanët nga qyteti por po e bën gjithnjë e më të vështirë qasjen e tyre në Al-Aksa.

Shifrat tregojnë se popullsia e kolonëve izraelitë në Kuds po rritet me një ritëm më të shpejtë sesa popullsia e Izraelit. Sipas Entit Qendror të Statistikave të Izraelit, popullsia totale e Kudsit në vitin 2016 ishte 882.700, përfshirë 536.600 hebrenj, 319.800 muslimanë, 15.800 të krishterë dhe 10.300 të paklasifikuar.

Deri në fillim të shekullit të 20-të, muslimanët kishin një shumicë në qytet. Sipas regjistrave osmanë të taksimit, të regjistruar nga autorët Amnon Cohen dhe Bernard Lewis në librin e tyre “Popullsia dhe të Ardhurat në Qytetet e Palestinës në Shekullin e Gjashtëmbëdhjetë”, popullsia hebreje në vitin 1553 ishte 1.958, muslimanë 12.154 dhe të krishterë 1.956 në një popullsi totale prej 16.068.

Në vitin 1832, autorët Michal Oren-Nordheim dhe Ruth Kark, në librin e tyre “Kudsi dhe rrethinat e tij: Lagjet, Fshatrat”, regjistruan se qyteti kishte 4.000 hebrenj, 13.000 muslimanë dhe 3.560 të krishterë.

Sipas hulumtimeve dhe statistikave arabo-jordaneze, numri i hebrenjve arriti në 10.000 në vitin 1918 ndërsa i muslimanëve ishte rreth 30.000.

Regjistrimi i kryer nga britanikët pesë vjet pas Deklaratës së Balfour-it të vitit 1917 zbuloi një histori tjetër.

Numri i hebrenjve ishte rritur në 33.971 në vitin 1922, ndërsa muslimanët mbetën në 13.413. Numri i të krishterëve ishte 14.669. Popullsia e përgjithshme ishte rritur në 62.578.

Në vitin 1944, studiuesit Manashe Harrel dhe Ori Stendel regjistruan se popullsia hebreje ishte 97.000, ajo muslimane 30.600 dhe e krishtere 29.400. Menjëherë pas luftës së vitit 1967, këta autorë vendosën numrin e popullsisë hebreje në 195.700, muslimanë 54.963 dhe të krishterë 12.646. Popullsia totale e qytetit në kohën e luftës gjashtë ditore ishte 263.307.

Ligjet diskriminuese

Përgjatë viteve, Izraeli ka miratuar ligje diskriminuese me një plan të përbashkët për të dëbuar muslimanët nga qyteti. Sipas ligjit, nëse një grua muslimane martohet jashtë qytetit, ajo humbë të drejtën për të jetuar dhe për të pasur pronë në qytet. Ky ligj është kundër çdo barazie gjinore dhe drejtësisë.

Disa vjet më parë, gjatë vizitës time në qytetin e Kudsit, një shtëpi dykatëshe e një familjeje arabe në qytetin e vjetër ishte okupuar në mungesë të tyre. Familja kishte shkuar për të marrë pjesë në martesën e një të afërmi jashtë qytetit. Kur u kthyen pas një jave, ata gjetën derën e hapur, sendet e tyre në rrugë dhe një familje hebreje që jetonte brenda. Atyre iu tha se autoritetet në mungesë të tyre ia kishin dhënë shtëpinë një familjeje hebreje pasi e gjetën atë "të braktisur dhe të mbyllur". Incidente të tilla përsëriten shpesh në qytetin e shenjtë.

Një histori e ngjashme po përsëritej në Sheikh Jarrah, një lagje arabe relativisht e prosperuar, e

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame