Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Gazeta “Haaretz” publikon fotografitë e fëmijëve palestinezë të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite

admin
  • Krijuar : 27-05-21
  • / 4423 Lexime
Gazeta Haaretz, një prej gazetave kryesore në Izrael, në numrin e saj të sotëm publikoi fotografitë e fëmijëve të Gazës që humbën jetën në sulmet e ushtrisë izraelite të cilat filluan më 10 maj dhe vazhduan për 11 ditë në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Faqja e parë në gjuhën hebreje e gazetës “Haaretz” u nda për fëmijët palestinezë që humbën jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit që filluan më 10 maj dhe që përfunduan me armëpushimin e arritur më 21 maj.

(AA)

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame