Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

OKB miraton rezolutën për hetimin e shkeljeve të Izraelit ndaj të drejtave të njeriut

admin
  • Krijuar : 27-05-21
  • / 1588 Lexime
Këshilli i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut (HRC) miratoi rezolutën për formimin urgjent të një komisioni të pavarur ndërkombëtar për të hetuar shkeljet e Izraelit ndaj të drejtave të njeriut.

Te enjten përfundoi seanca e posaçme e këshillit, në të cilën u diskutua “situata serioze e të drejtave të njeriut” në territoret e okupuara palestineze.

Vlen të përmendet që përfaqësuesit e Gjermanisë, Austrisë dhe Britanisë në këshill mbajtën fjalime kundër projektrezolutës dhe kërkuan që ajo të mos votohej.

Përfaqësuesi i Venezuelës theksoi se dënojnë ashpër “krimet e Izraelit kundër njerëzimit që arrijnë deri në gjenocid”. Përveç Venezuelës, Rusia gjithashtu kërkoi votë në favor të projektrezolutës. Pas fjalimeve në lidhje me draftin e paraqitur bashkërisht nga Pakistani dhe Palestina, filloi votimi në këshillin me 47 anëtarë.

Projektrezoluta kundër Izraelit u miratua me 14 abstenime, 9 vota kundër dhe 24 vota pro.

Austria, Bullgaria, Kameruni, Çekia, Gjermania, Malavi, Ishujt Marshall, Britania dhe Uruguaji ishin vendet që votuan kundër projektligjit.

“Diskriminimi dhe shtypja sistematike” e Izraelit kundër palestinezëve do të hetohet gjithashtu

Me projekt-rezolutën e miratuar, u vendos që urgjentisht të firmohet një komision ndërkombëtar i pavarur i hetimit për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në territoret e okupuara palestineze, duke përfshirë Kudsin Lindor, si dhe në Izrael.

Sipas projekt-rezolutës, komisioni i pavarur hetimor do të caktohet nga presidentja e HRC-së, Nazhat Shameem Khan nga Fixhi, dhe do të hetojë të gjitha shkeljet dhe abuzimet e pretenduara të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut deri dhe që prej 13 prillit 2021.

Ai gjithashtu do të shqyrtojë shkaqet themelore të tensioneve të vazhdueshme, paqëndrueshmërisë dhe konfliktit, përfshirë diskriminimin sistematik dhe shtypjen e bazuar në identitetin kombëtar, etnik, racor ose fetar.

Rezoluta thekson që të gjitha palët përkatëse duhet të bashkëpunojnë plotësisht me komisionin e hetimit dhe të lehtësojnë qasjen.

Po ashtu, u bënë thirrje drejt komunitetit ndërkombëtar dhe donatorëve të tjerë për të mobilizuar urgjentisht mbështetjen humanitare për popullin palestinez në territoret e okupuara, përfshirë Kudsin Lindor.

Gjithashtu, Izraelit iu bë thirrje që të mos pengojë shpërndarjen e ndihmave humanitare për popullin palestinez. /aa

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame