Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryetari i BFI përgëzoi kryemyftiun e Bullgarisë

admin
  • Krijuar : 31-05-21
  • / 3991 Lexime

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të shtunën më 29.05.2021, udhëhoqi delegacionin e Bashkësisë Fetare Islame të përbërë nga H. Sabahudin ef. Zendeli – Mufti i Gostivarit, z. Samet ef Hajdari – Mufti i Ohrit dhe z. Musanif ef. Rufati – Drejtor i Sektorit për Shkencë dhe Kulturë pranë BFI, në Konferencën e Këshillit të Lartë të Kryemyftinisë së Republikës së Bullgarisë, ku morën pjesë afër 1000 delegatë, me ç’rast u zhvilluan zgjedhjet dhe u zgjodhën organet e Kryemyftinisë. Në këto zgjedhje, u rizgjodh Kryemyftiu H. Mustafa Haxhi dhe Kryetari i Këshillit të Lartë Musliman z. Vedat Ahmet. Sipas agjendës së programit të paraparë, këtë Konferencë e përshëndeti edhe Kryetari i Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili në emrin e tij personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame në RMV i përshëndeti të pranishmit dhe u uroi punë të mbarë në zgjedhjen e organeve më të larta të kësaj bashkësie si dhe udhëheqësve të saj u dëshiroi suksese në drejtimin e këtij institucioni.

Gjithashtu u zhvilluan edhe takime tjera me përfaqësues të vendeve të ndryshme nga jeta fetaro-islame. Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame pas gjitha takimeve të realizuara mbetet me bindje se me gjithë problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen muslimanët e Bullgarisë, ata po vazhdojnë një proces të sigurt për të ngrit vetëdijen drejt një ardhmërie më të mirë islame. Nga BFI nikoqirëve u shprehën falënderime të sinqerta për ftesën dhe pritjen e bërë, e cila ishte e nivelit më të lartë.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame