Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Mesazhe provokuese para xhamive në Vjenë: Çfarë thuhet në kuadër të “Hartës”?

admin
  • Krijuar : 02-06-21
  • / 4076 Lexime

Komuniteti Islam në Austri (Islamische Glaubensgemeinschaft në Österreich IGGÖ) ka paralajmëruar autoritetet austriake të ndalojnë përhapjen e urrejtjes, pasi kështu po rrezikohet siguria e muslimanëve. Konkretisht, pas botimit të “Hartës Kombëtare të Islamit”, sulmet ndaj muslimanëve janë bërë më të shpeshta. Dje, anëtarët e grupeve ekstremiste të krahut të djathtë vendosën shenja paralajmëruese para disa xhamive në Vjenë: “Kujdes! Islami politik është afër.

 

Menjëherë, policia austriake hoqi mesazhet provokuese.

 

Qeveria austriake kohët e fundit ka publikuar një “Hartë Kombëtare të Islamit” në Internet, e cila rendit emrat dhe vendndodhjet e më shumë se 600 xhamive, shoqatave dhe zyrtarëve, si dhe lidhjet e tyre të mundshme jashtë vendit.

 

Publikimi i një regjistri të tillë ka mërzitur muslimanët, të cilët kanë paralajmëruar se është çështje “stigmatizimi” që i bën ata “të ndjehen të pasigurt”. Harta interaktive “dëshmon për qëllimin e qartë të qeverisë për të shënuar të gjithë muslimanët si një rrezik të mundshëm”, u përgjigj Këshilli Musliman.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame