Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Lutjet që nuk refuzohen

admin
  • Krijuar : 09-06-21
  • / 1090 Lexime
  1. Lutja e besimtarit për vëllanë e tij musliman në mospraninë e tij:

Nga Ebu Derdaja r.a, transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka musliman që e lut Allahun për vëllanë e tij, në mospraninë e tij, e që meleku i cili është i caktuar për të, të mos e bëj të njëjtën lutje për atë që lutet.” (Shënon Muslimi)

  1. Lutja e udhëtarit:

Nga Ebu Hurejra, r.a, transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “ Tri lutje nuk kthehen mbrapa dhe për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi: lutja e atij që i është bërë padrejtësi, lutja e udhëtarit dhe lutja e prindit për fëmijën e tij.” (Shënon Tirmidhiu)

  1. Lutja e agjëruesit në kohën e iftarit dhe lutja e prijësit-imamit të drejtë:

Sipas hadithit që transmeton Ebu Hurejre, tre personave nuk ju kthehet lutja mbrapa: “Agjëruesit derisa të hyjë koha e iftarit, imamit të drejtë dhe atij që i është bërë padrejtësi”. (Shënon Tirmidhiu)

  1. Lutja e fëmijës së mirë:

Nga Ebu Hurejra r.a, mësohet se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur vdes njeriu ndërpritet veprat e tij, përveç në tri raste: Nëse mbas vete len sadaka të vazhdueshme (nga e cila përfitojnë nevojtarët), dituri të dobishme dhe fëmijë të mirë, i cili lutet për të.”(Shënon Muslimi)

  1. Lutja e atij që është në vështirësi:

Sipas ajetit Kur’anor: “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës…”(Neml, 62)

  1. Ai që e kalon natën i pastër (me abdest) duke e përmendur Allahun:

Nga Muadh ibn Xhebeli transmetohet se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka besimtarë që e kalon natën me abdest dhe duke e përmendur Allahun pastaj të lutet për mirë në këtë dhe botën tjetër, e kjo lutje të mos i pranohet.” (Shënon Ebu Davudi dhe Ahmedi).

  1. Lutja që e bëri Junusi a.s:

”Nga Sa’d ibn Ebi Vekasi, r.a, transmetohet se i Dërguari i Allahut, ka thënë: “Ai që e bën lutjen që e ka bërë Junusi a.s, në barkun e peshkut: ’Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtësi vetës.’, lutja do ti pranohet.” (Shënon Tirmidhiu dhe të tjerët).

  1. Lutja e atij që zgjohet nga gjumi:

Nga Ubade ibn Samiti, r.a, transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: Kush zgjohet nga gjumi dhe thotë: S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut Një dhe i pashoq, Atij i takon Sundimi dhe Lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send. I Madhëruar qoftë Allahu, Falënderimi i takon Allahut, s’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Allahu është më i Madhi, s’ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e Allahut të Lartmadhëruar, -pastaj lutet dhe thotë: “O Zoti im, më fal”, lutja do t’i pranohet. Nëse pastaj fal namaz, do t’i pranohet te Allahu. (Shënon Buhariu dhe të tjerët).

  1. Lutja e fëmijës së sinqertë për prindërit e tij:

Nga Ebu Hurejra r.a, transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:”Vërtet, Allahu do ta ngritë në pozitë të lartë në xhenet robin e

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame