Saturday 04-05-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Përfitimet shëndetësore të qershive

admin
  • Krijuar : 14-06-21
  • / 1741 Lexime

Qershia është një frutë i jashtëzakonshëm i cili përmban pak sheqer dhe kalori. Ideal për ata që ndjekin dietat për dobësim.

Ato ndihmojnë edhe në problemet e kyçeve, që vijnë nga artriti.

Vetitë e tjera të qershive:

Përmbajtja e melatoninës:

Qershitë kanë përmbajtje të lartë të melatoninës, që njihet për balancimin e ciklit gjumë-zgjim. Melatonina është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ka efekt parandalues ndaj tumoreve të ndryshme.

Luftimi i sëmundjeve të zemrës

Një veti tjetër e saj është edhe dobia që ka për të luftuar sëmundje të zemrës. Lëngu i qershisë këshillohet për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës për shkak të përmbajtjes së sasisë së ulët të sheqerit.

Bishtat e qershive

Edhe bishtat e qershive kanë efekte pozitive në shëndet dhe mund të bëhen çaj, pasi kanë veti diuretike.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame