Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, priti për vizitë Nuncin Apostolik në Shqipëri, z. Luigi Bonazzi

admin
  • Krijuar : 15-06-21
  • / 1029 Lexime

Kryetari Spahiu vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme miqësore dhe theksoi rëndësinë e kujdesin e vazhdueshëm që duhet të tregojmë për ruajtjen e tyre, të cilat sipas tij në kontekstin e harmonisë fetare në Shqipëri, shkojnë përtej përkatësive fetare, me qëllim ruajtjen e paqes dhe kohezionit social.

Gjatë bisedës u fol edhe rreth “Konferencës Globale të Vëllazërisë Njerëzore”, dhe dokumentit të përbashkët të dalë nga kjo konferencë, nënshkruar ndër të tjerë edhe nga, Shejhul Al-Az-harit, Shejh Ahmed al-Tajjib dhe Papa Françeskut.

Ky dokument është një pasuri e madhe për vlerat humane, modelin e përbashkët të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare, si dhe besimin në një të ardhme të paqtë për njerëzimin.

burimi:kmsh.al

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame