Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Ç'është “Karta e Mekës”?

admin
  • Krijuar : 23-06-21
  • / 3879 Lexime

“Karta e Mekës”, një dokument historik i botës islame në kohë moderne

1.200 dijetarë dhe studiues myslimanë nga 139 vende të ndryshme të botës nga 27 shkolla juridike miratuan “Kartën e Mekës”, pas një konference ndërkombëtare të mbajtur në Mekë në maj 2019, gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

“Karta e Mekës” thekson rëndësinë e parimeve të tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis popujve të kulturave dhe besimeve të ndryshme fetare, të cilat janë në përputhje me parimet dhe objektivat e përcaktuara edhe në Kartën e Organizatës së Bashkëpunimit Islam, anëtare e së cilës është edhe Shqipëria.

Ky dokument u miratua nga studiuesit dhe dijetarët myslimanë gjatë konferencës së Ligës Botërore Myslimane nën titullin “Vlerat e Mesatarizmit dhe Moderimi në Tekstet e Kur’anit dhe Sunetit”, mbajtur në Mekë në datat 27-29 maj 2019.

Dokumenti i plotë:

Në emër të Zotit Mëshirues e Mëshirëplotë!

Falënderimi i takon Zotit të Vetëm! Paqja, lutjet dhe bekimet qofshin me  të Dërguarin e Zotit, Profetin tonë Muhamed,  familjen dhe mbarë shokët e tij!

Nga oborri i Shtëpisë së Shenjtë dhe nga hija e Qabesë së Nderuar mbahet konferenca “Karta e Mekës” me pjesëmarrjen e dijetarëve më të mëdhenj të umetit islam nën udhëheqjen e myftinjve më të shquar. 

Ky Dokument i rëndësishëm paraqitet si një jehonë e fuqishme nën ndikimin e “Kartës së Medinës”, hartuar nga Profeti Muhamed (a.s.) katërmbëdhjetë shekuj më parë në vendosjen e marrëdhënieve me komponentët e ndryshëm fetarë, kulturorë dhe etnikë në shoqërinë e atëhershme të Medinës. Ai ishte një dokument kushtetues që shërbeu si referencë në vendosjen e vlerave të bashkëjetesës dhe përmbushjes së paqes ndërmjet elementëve të shoqërisë njerëzore. “Karta e Mekës” është një udhëzues islam që e merr shkëlqimin nga tiparet e vetë këtij dokumenti të përjetshëm, nxjerrë nga studiuesit e mëdhenj të umetit islam pikërisht nga kibla e tyre përbashkuese në botën e shekullit të pesëmbëdhjetë hixhri apo shekullit njëzet e një të erës sonë. Lëshimi i këtij dokumenti pranë Shtëpisë Antike në Mekë, vatrës së zemrave të myslimanëve, thekson rëndësinë e referimit shpirtëror në botën islame nga kibla e Islamit dhe myslimanëve, si burim i rrezatimit për botën nga hapësira e pastër e Mekës së Ndershme në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe si shprehje e meritës domethënëse të udhëheqjes së saj politike dhe shërbimeve të mëdha që ka bërë për Islamin, myslimanët dhe njerëzimin në tërësi.

Teksa myslimanët nxjerrin këtë dokument si përfaqësues të referencës fetare, kjo punë e mbarë përkoi me kohën dhe vendin më të volitshëm, pasi me tubimin e tyre historik, ata janë fqinjë të Shtëpisë Antike pikërisht në dhjetëditëshin e fundit të muajit të bekuar Ramazanit. Ata pohojnë se janë pjesë e kësaj bote përmes bashkëveprimit me të dhe ndërveprimit kulturor, duke synuar të komunikojnë me të gjithë komponentët e saj në interes të mbarë njerëzimit, duke promovuar vlerat fisnike, duke ndërtuar ura dashamirësie dhe harmonie njerëzore dhe duke u përballur me praktikat e padrejtësisë, përplasjes civilizuese dhe anët e dobëta të urrejtjes.

Pjesëmarrësit në këtë konferencë miratojnë gjithashtu përmbajtjen e këtij dokumenti historik, duke përfshirë bazat dhe parimet e mëposhtme:

1. Njerëzit, pavarësisht dallimeve të tyre, i përkasin të njëjtës origjinë dhe janë të barabartë si qenie humane.

Zoti i Madhërishëm thotë: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejt

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame