Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Taxhikistani - Përhapja e fesë islame në Taxhikistan

admin
  • Krijuar : 25-06-21
  • / 2111 Lexime

Të dhëna statistikore

Pozita gjeografike

Republika e Taxhikistanit si një nga shtetet aziatike ndodhet në skajin jugor të grupit të shteteve të Azisë Qendrore. Lumi kryesor i vendit është lumi Amu Darya (ar. Xhejhun), rrjedha e sipërme e të cilit formon pendën më të madhe në botë, me lartësi deri në 300 m, që është në territorin e Taxhikistanit. Republika e Taxhikistanit, për nga sipërfaqja, llogaritet shteti më i vogël i Azisë Qendrore. Populli i Taxhiki-stanit llogaritet i vetmi në rajon (Azinë Qendrore) që flet gjuhën persiane, përderisa popujt e shteteve të rajonit flasin gjuhën turke. Republika e Taxhikistanit nga lindja kufizohet me Xinjiang (Turkistanin Lindor) – Krahinë Kineze – me një gjatësi deri në 414 km, nga jugu me Afganistanin - në një gjatësi prej 1206 km, nga veriu me Kirgizistanin - në një gjatësi prej 870 km, nga veriu dhe perëndimi me Uzbekistanin - me një gjatësi deri në 1161 km. Vendi nuk ka vijë bregdetare, prandaj nga të gjitha anët është i mbyllur me kufijtë e shteteve fqinje. Më shumë se nëntë të dhjetat e topografisë të vendit janë tokë malore. Malet e larta të vendit gjatë tërë vitit janë nën borë. Njëra ndër luginat më të njohu-ra të vendit është lugina Fergana

2. Natyra e klimës së Taxhikistanit është e njëjta si në të gjitha vendet malore. Pra, klima në vend ndryshon varësisht nga lartësitë e mëdha, e zonat e thata shtrihen kryesisht në rajone të ulëta, përkatësisht në jug-perën-dim të vendit dhe në kufi me Afganistanin. Zona më e ulët në Taxhikistan është lugina Fergana, aty ku gjendet lumi Syr Darya (ar. Sejhun). Në këto zona të ulëta, tem-peraturat më të larta regjistrohen gjatë verës dhe mund të arrijnë deri në 50 gradë celsius, ndërsa temperaturat gjatë dimrit janë të ulëta. Ndërkaq, në zonat malore në lindje dhe në veri të vendit gjatë verës temperaturat sillen prej 15 deri në 20 gradë celsius, kurse gjatë dimrit temperaturat ulen prej minus 20 deri në minus 50 gradë celsius. Të reshura stinore ka gjatë dimrit dhe pran-verës; shirat më të shpeshta janë kryesisht nëpër zonat malore, siodmos në ato lindore të vendit.

3. Dushanbe: Kryeqyteti i Taxhikistanit, si qyteti më i madh i vendit, shtrihet në pjesën jugperëndimore të vendit. Ky qytet llogaritet qytet i ri, që e ndërtu-an vendësit atëherë kur aty zbuluan se kishte naftë. Formimi i qytetit filloi me bashkimin e tri fshatrave të vogla në vitin 1926, kur u formua qyteti Dushanbe. Mirëpo, qeveria e Taxhikistanit në vitin 1929 ndryshoi emrin e këtij qyteti dhe e riemëroi me emrin Stalin Abad – për nder të kryetarit të atëhershëm të Bashkimit Sovjetik Josif Stalin. Më vonë, si pjesë e fushatës kundër idesë së Stalinit në vitin 1961, qytetit iu kthye emri i mëparshëm Dushanbe. Me kalimin e kohës ky qytet konsiderohej një qendër e rëndësishme industriale dhe tregtare, sepse aty prodhoheshin nafta, gazi natyral dhe disa minerale, si argjendi, ari, hekuri dhe qymyr. Banorët e këtij qyteti merren edhe me bujqësi, dhe sido-mos banorët përreth brigjeve të lumenjve. Tani numri i banorëve të këtij qyteti arrin afërsisht 679.400 banorë (sipas vlerësimeve statistikore të vitit 2008).

Përhapja e fesë islame në Taxhikistan

Sipas vlerësimeve të historianëve muslimanë, del që Feja Islame në zonat e Taxhikistanit kishte arritur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të parë hixhri. Gjatë periudhës së viteve 94 – 99 hixhri / 712 – 717 miladi komandanti i njohur Kutejbe ibn Muslim El Bahilij (49 – 96 h / 669 – 717) çliroi luginën Fergana dhe vazhdoi përtej në drejtim të lindjes, derisa arriti tek kufijtë e Kinës. Çlirimin e Ferganës e kompletoi vëllai i Kutejbes, Salih ibn Muslim El Bahilij. Lugina e njohur Fergana gjatë historisë islame përfshinte një pjesë të Republikës së Taxhikistanit të sotëm, dhe pjesa më e madhe e Ferganës binte

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame