Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Forumi Musliman Evropian

admin
  • Krijuar : 07-07-21
  • / 3449 Lexime

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava sot ka pritur në takim një delegacion nga Forumi Musliman Evropian  (EMF) i kryesuar nga Presidenti  tij, Abdulvahed Niyazov.

Nga ana e tij, Presidenti i  Forumit Musliman Evropian  (EMF)  Abdulvahed Niyazov, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen  dhe janë impresionuar nga të arriturat që ka shënuar Kosova në periudhën e pasluftës. Ai më pas  çmoi kontributin e BIK-ut në ndërtimin e institucioneve si dhe për frymën e tolerancës dhe harmonisë fetare që ka Kosova. Ai më pas tha se janë të gatshëm të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen.

Në fund, Myftiu Tërnava ia dhuroi emblemën e Kryesisë së BIK-ut z.Abdulvahed Niyazov. Delegacioni në agjendë  ka vizitën e Medresesë Alauddin Prishtinë, Fakultetin e Studimeve Islame si dhe disa  xhamish historike në Kosovë

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame