Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Masakra e banorëve myslimanë dhe hebrenj të Jeruzalemit nga kryqtarët

admin
  • Krijuar : 16-07-21
  • / 4305 Lexime

Më 16 korrik 1099, Masakra e banorëve myslimanë dhe hebrenj të Jeruzalemit nga kryqtarët vazhdoi në ditën e 2-të. Brenda pak ditësh, kufomat njerëzore mbushnin rrugët, xhamitë dhe sinagogat e Jeruzalemit. Zona ishte e mbushur me kufoma dhe gjak që arrinin deri në gjunjë.

Sipas Steven Runciman, askush nuk mund të thotë se sa viktima përfshinte masakra e kryqtarëve; por ajo zbrazi Jeruzalemin nga banorët e tij muslimanë dhe hebrenj. Sinagoga kryesore hebraike u dogj dhe të gjithë u dogjën brenda.

Sipas Karen Armstrong, për tre ditë Kryqtarët therën sistematikisht rreth tridhjetë mijë nga banorët e Jeruzalemit. Dhjetë mijë muslimanë që kishin kërkuar strehim nën çatinë e shenjtë të Aksit u masakruan brutalisht, gjithashtu edhe hebrenjtë që u mblodhën në sinagogën e tyre u vunë në shpatë. Zor se kishte mbijetuar.

Rrugët fjalë për fjalë kullonin me gjak. «Dukeshin pirgje kokash, duarsh dhe këmbësh», - thotë dëshmitari okular provansal Raymond nga Aguilers.

Myslimanët dhe hebrenjtë u pastruan nga Qyteti i Shenjtë si parazitë. /bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame