Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar gjatë ditës së djeshme Luginën e Preshevës

admin
  • Krijuar : 31-07-21
  • / 2172 Lexime

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar gjatë ditës së djeshme Luginën e Preshevës, ku u takua me personalitete fetare, politike e kulturore dhe qytetarë të shumtë të kësaj pjese.

Të jetë ajo bashkësi e vetme që mbron interesin fetar islam në Luginë dhe të jetë ajo që vendos për veten e saj. Në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë në shërbim të askujt, përveç besimtarëve të kësaj pjese. Duhet ditur që të gjithë se Lugina është pjesë e pandashme e gjymtyrëve të trupit tonë – pra duhet të ketë lidhje të vazhdueshme me Bashkësinë Islame të Kosovës”, tha Myftiu Tërnava në konferencën për media pas takimit me deputetin shqiptar.“Biseduam për problemet e shumta me të cilat përballen shqiptarët e Preshevës, për problemet politike, por edhe për ato të jetës së përditshme.

Mes tjerash diskutuam edhe për një nevojë urgjente që përballet Lugina e Preshevës, e që është unifikimi i spektrit fetar këtu në Luginë”, deklaroi deputeti Shaip Kamberi.Vizitën më pas Myftiu Tërnava e vazhdoi në Komunën e Preshevës, ku u prit nga kryetarja e kësaj komune, Ardita Sinani. Ajo e quajti të domosdoshme vizitën e Myftiut Tërnava në këtë kohë.“Unifikimi i spektrit politik dhe fetar është jashtëzakonisht i domosdoshëm dhe jetik në fazën dhe në situatën në të cilët gjendet Presheva. Andaj është domosdoshmëri e kohës që të jetësohet ky unifikim, kjo vizitë, e sidomos kur janë temat e rëndësishme”, deklaroi kryetarja Sinani pas takimit me Myftiun Tërnava.Në anën tjetër, Myftiu Tërnava pas takimit me kryetaren e Komunës së Preshevës tha se besimtarët në Luginë të Preshevës çdo herë do ta kenë pranë Bashkësinë Islame të Kosovës.“Shqiptarët e Luginës duhet të flasin me një zë që të mbrojnë interesat e shqiptarëve të kësaj zone, duke pasur parasysh specifikat që ka ky rajon.

BIK asnjëherë nuk do të heq dorë nga kjo pjesë, pasi që e konsideron pjesë të trupit të saj, flas në aspektin fetar, ku gjithmonë do të jemi prezentë në mënyra të ndryshme”, u shpreh Myftiu Tërnava pas takimit me kryetaren Sinani.Pjesë e takimeve të Myftiut Tërnava në Luginë të Preshevës ishte edhe diskutimi i frytshëm me kryetarin e Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi. “Ka qenë kënaqësi të diskutojmë për zhvillimet pozitive të cilat kanë marrë një nismë dhe drejtim të mirë, e që është unifikimi i Bashkësisë Islame në Luginë të Preshevës”, potencoi Shqiprim Arifi.

Një vizitë tejet të këndshme, Myftiu Tërnava e realizoi te familja e haxhi Alajdin Shemshedinit, familje kjo e cila në mënyra të ndryshme i ka kontribuar çështjes fetare dhe kombëtare në atë pjesë.Gjatë vizitës një ditore, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, takoi edhe shumë qytetarë të tjerë nga të cilët u informua për problemet e shumta dhe sfidat që janë instaluar për komunitetin shqiptar mysliman atje.

Në fund të kësaj vizite, por që me rëndësi të madhe, Myftiu Tërnava mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të hafëzit Etem Etemi.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame