Friday 18-10-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Mrekullitë e vajit të ullirit

admin
  • Krijuar : 02-08-21
  • / 2499 Lexime

Prof. dr. Hasan Shemsi Pasha

U shfaqën dy gjëra të këndshme, të cilat vërtetuan dy mrekulli të tjera të Pejgamberit s.a.v.s.: “Hani ullinj dhe lyhuni me yndyrën e tij, sepse është një pemë e bekuar”. Pejgamberi s.a.v.s. e ftoi njerëzimin që ta përdorë sa më shumë ullirin.
Si të përdoret ai dhe si të kërkohet përdorimi i tij, kur kemi të bëjmë me një yndyrë të pastë dhe kur, në kohën tonë bashkëkohore, yndyra po luftohet nga mjekët dhe kur ajo nuk preferohet aspak gjatë gatimit?!

Deri në vitin 1985 nuk ekzistonte asnjë këshillë e mjekëve evropianë, e as e atyre amerikanë, për referimin e përdorimit të vajit të ullirit. Bile të gjitha hulumtimet e mëhershme këshillonin të iknim sa më larg nga kjo yndyrë, sepse ‘e ngre’ kolesterolin dhe ‘shkakton’ sëmundje në arteriet e zemrës. Mendohej se ai e ngrinte dukshëm kolesterolin dhe yndyrën në gjak!

Ky udhëzues vazhdoi kështu derisa dr. Gerondi, në një studim të tijin në vitin 1985, argumentoi se vaji i ullirit jo vetëm që nuk e ngre kolesterolin, por ai e ul atë. Bile, hulumtimet rreth këtij vaji shkuan edhe më larg, kur u zbuluan edhe dukuri të tjera të dobishme të këtij vaji. Tani, çdo ditë e më shumë po zbulohen sekretet e këtij vaji, i cili vjen nga pema e bekuar.

E si të mos jetë pemë e bekuar, kur për të dhe për tokën e saj është betuar Allahu i Lartmadhëruar?! Ne nuk do të sjellim debatet e komentuesve të Kuranit. Ne na mjafton thënia e Allahut të Lartmadhëruar, i Cili thotë: “Pasha fikun dhe ullirin, pasha malin e Sinait dhe pasha këtë qytet të sigurt(Mekka). Vërtet, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer.” (Kuran, et Tin: 1-4)

Si të mos jetë e bekuar kjo pemë kur Allahu i Lartëmadhëruar e ngjasoi atë me dritën e Tij, pra, me dritën që nxjerr vaji i saj? Ai në Kuran thotë: “ Allahu është Drita e qiejve dhe e Tokës. Drita e Tij shëmbëllen me atë të një kamareje, në të cilën ndodhet një llambë. Llamba është një xham (kristali), kurse xhami është thuajse një yll i shndritshëm. Ajo (llamba) ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as lindor e as perëndimor, ndërsa vaji i saj shkëlqen edhe pa e prekur zjarri. Dritë sipër dritës. Allahu udhëzon drejt dritës së Tij kë të dojë dhe paraqet shembujt për njerëzit. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.” (Kuran, en Nur: 35)

Gjithashtu edhe Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë “Mbështetuni në vajin e tij dhe lyhuni me të, sepse ajo është pemë e bekuar”.

Pemë e bekuar dhe vaj i bekuar, mirëpo shumica e njerëzimit ishin injorantë. Vaji i ullirit ishte një dhuratë qiellore për njerëzimin. Gjeneratat e mëhershme i njihnin mirë dobitë e tij dhe, së fundmi, e njohu edhe mjekësia bashkëkohore. Kjo e dhënë na erdhi nga publikimi i një teksti në revistën “Dermatol Clin”, që është një prej revistave më prestigjioze shkencore, që fliste rreth sëmundjeve të lëkurës, në numrin e muajit prill të vitit 2009 me titull: “Protector Oil As A Fundamental Nutritional Component And Skin Virgin Olive” - “Vaji mbrojtës i ullirit si element bazik i ushqimit dhe i lëkurës.” A nuk ishte thënë ky kuptim që prej 1400 vjetësh nga Pejgamberi s.a.v.s.?

“Hani vajin e ullirit!”

Fare vonë mësuam se vaji i ullirit është mbrojtës i sëmundjeve të kohës: i koagulimit të gjakut, vonon sklerozën e arterieve, si dhe u vërtetua e kundërta e përrallave që tregonin se vaji ullirit e ngre kolesterolin në gjak. Shkenca bashkëkohore ka vërtetuar të kundërtën, se vaji i ullirit është armiku kryesor i kolesterolit. Bile ai e lufton atë në çdo vend ku ai gjendet në trupin e njeriut.

Revista “Nurition Metabolism and Cardiovascular” publikoi në muajin maj të vitit 2010 rezymenë e raportit që doli nga konferenca e dytë ndërkombëtare, e mbajtur në qytetin e Kordobës (Spanjë), rreth vajit të ullirit në të cilën morën pjesë pesëdhjetë profesorët më të njohur botërorë, rreth sëmundjes së zemrës dhe të kancerit.

Këta studiues konkluduan se vaji i ullirit duhet të jetë pjesë e ushqimit tonë në mënyrë permanente. Ai ndihmon që trupi të jetë më vital dhe më i shëndetshëm, ai parandalon sëmundjet që shkaktohen nëpër arterie, gjallëron dhe ndihmon zemrën aty ku ajo ka nevojë. Ai parandalon, gjithashtu, sëmun

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame