Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu dhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema u takuan me Myftiun e Egjiptit

admin
  • Krijuar : 02-08-21
  • / 4137 Lexime

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Egjiptit, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu dhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema h. hfz.Shaqir ef. Fetai të hënën më 02.08.2021 ka realizuar takim me Myftiun e Egjiptit prof.dr. Sheuki Ibrahim.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu dhe Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Drejtori për Marrëdhënie me Botën Arabe H. Ismet ef. Ademi, prej dje ndodhet në Kairo të Egjiptit, ku po merr pjesë në Konferencën me titull: “Institucionet e Fetvave në Epokën Digjitale”, të organizuar nga “Darul ifta” (Institucioni i Fetvave) që udhëhiqet nga Myftiu i Egjiptit Prof. Dr. Sheuki Ibrahim, nën patronazhin e Kryetarit të shtetit Abdulfetah Sisit.

Në këtë konfenrencë po marrin pjesë përfaqësues nga 85 shtete, mufti dhe shumë figura botërore islame.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame