Friday 18-10-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Shkencëtarët myslimanë që vunë themelet e kimisë moderne

admin
  • Krijuar : 10-08-21
  • / 3065 Lexime

Zbulimi i substancave dhe proceseve kimike

Ky artikull i shkurtër kërkon të kontribuojë në korrigjimin e kësaj padrejtësie duke nxjerrë në pah kontributet dhe qëndrimet myslimane ndaj progresit të kimisë. Është një fakt i njohur që çdo fjalë latine që fillon me "Al" - ka një origjinë arabe. Si për shembull alkooli, algjebra, ... etj.
Fjala "kimi" në arabisht (Alchemie) rrjedh nga fjala "kim" ose "chemeia", që do të thotë "shuma". Kjo është për shkak se shkencëtarët myslimanë që e themeluan këtë shkencë thoshin: nëse shtojmë një sasi të caktuar (chemeia) të kësaj substance në një sasi tjetër të një substance tjetër rezultati do të jetë formimi i një substance të re. Ky emër në vetvete ilustron një fakt të rëndësishëm, dhe kjo është se shkencëtarët myslimanë ishin të parët që zbuluan teorinë e proporcioneve në kombinimin e substancave. Kjo ishte pesë shekuj para kimistit Brawest. Kjo teori thotë se substancat nuk kombinohen përveçse me proporcione dhe pesha të caktuara për secilën prej tyre; ky është ligji i proporcioneve konstante në teorinë e lidhjes kimike.
Përkufizimi terminologjik për kiminë është shkenca që merret me natyrën e një substance, përbërjen e saj dhe ndryshimet që ndodhin brenda saj.
Kimia është një shkencë shumë e rëndësishme për shkak të përfshirjes së saj në aktivitetet e të gjitha krijesave të gjalla. Me anë të shkencës së kimisë është e mundur të transformohen substanca të papërpunuara në substanca të dobishme për njerëzit, që plotësojnë nevojat themelore të njeriut.
Një kimist, për shembull, mund të prodhojë disa substanca të reja nga qymyri dhe nafta, të tilla si ngjyra, ilaçe, plastike dhe gomë artificiale. Në fushën e bujqësisë, kimia ka kontribuar në prodhimin e plehrave dhe insekticideve. Kimia ka bërë të mundur prodhimin e fibrave artificiale, të cilat kanë një ndikim të fuqishëm në prodhimin e tekstilit. Këta shembuj janë disa prej të gjitha fushave të tjera në të cilat kimia ka kontribuar në kontekstin e jetës sonë të përditshme.

Myslimanët dhe bazat e kimisë

Nuk është e qartë kur saktësisht myslimanët filluan të tregojnë interesin e tyre për kimi, por është rënë dakord që Khaled ibën Yazeed ibën Moawiya al Omawy (85 hixhri/704 ), ishte myslimani i parë që interesohej seriozisht për këtë shkencë. Ai ishte një kandidat për qeverisje dhe kur nuk fitoi, ai i ridrejtoi përpjekjet e tij nga politika në shkencë.
Ndërsa koha kalonte, deri në fund të vitit të tretë hixhri dhe me fillimin e vitit të katërt, kjo shkencë ishte zhvilluar dhe paraqitur mirë nga shkencëtarë të rinj që ishin të shkëlqyeshëm në fushën e kimisë. Në krye ishin Xhabir ibën Hajan dhe Er Razi. Kjo ishte koha e pasurimit të epokës abaside. Këta dy gjigandë vendosën bazat e kimisë moderne dhe zbatuan procedurat shkencore në zhvillimin e saj, duke lënë pas mistere dhe iluzione të besuara më parë. Ata arritën shumë, ku njëra prej të cilave ishte transformimi i suksesshëm i teorive dhe mendimeve platonike në shkencë praktike me ligje konkrete dhe qëllime të dobishme dhe laboratorë me specifikime të caktuara.
Ebu Musa Xhabir ibën Hajan (Xhabir ibën Hajan) i quajtur El Harrani dhe El Sufi, konsiderohet babai i kimisë arabe dhe një nga themeluesit e farmacisë moderne. Ai ishte i njohur për evropianët si Geber. Ai ishte një mysliman i lindur në qytetin Tus në provincën e Khorasan në Iran (721). Babai i tij Hajan el Azdi ishte një ''Attar'' (farmacist) nga fisi arab Azd në Jemen, i cili banontenë qytetin Kufa në Irak gjatë sundimit të Emevitëve.
Si rezultat i arritjeve të jashtëzakonshme të tij në fushën e kimisë, bota, për një kohë të gjatë, e quajti kiminë pas tij si profesionin e Xhabirit ose shkencën e Xhabirit. Përveç kësaj, ai shpiku një lloj letre që i rezistonte zjarrit dhe një bojë që mund të lexohej natën.
Arritjet e tjera të Xhabir, të mbledhura nga burime të ndryshme, e çuan atë në procese kimike të përsosura si lëngëzimi, pastrimi, bashkimi, oksidimi, kristalizimi, distilimi, avullimi dhe filtrimi, të cilat përshkruhen në detaje. Ai gjithashtu identifikoi shumë produkte të reja duke përfshirë alkaline, acide, kripëra, ngjyra dhe yndyra. Ai përgatiti acidin sulfurik, acidin nitroklorhidrik (i cili përdoret për të tretur disa metale), sodën kaustike dhe një mori kripërash si sulfate, nitrate dhe karbonate kaliumi dhe natriumi.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame