Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Krerët e Bashkësive Islame të Diasporës vizitë në KMSH

admin
  • Krijuar : 11-08-21
  • / 1533 Lexime

Krerët e Komuniteteve dhe Qendrave Islame Shqiptare në Diasporë , përkatësisht, Kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare të Italisë Reshat Ibishi, i shoqëruar nga Sekretari i kësaj Bashkësie, z. Mirsadin Aliji, Kryetari i Kuvendit të Komunitetit Shqiptar në Zvicër, H. Abdullah Mustafi dhe Kryeimami ALKIG – Albanische Kultusgemeinde, z. Usam Alimi nga Bashkësia Islame Shqiptare Austri, ishin për një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Shqiptarët e Diasporës janë ndër kontribuesit për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të viti 2019.

Qëllimi i kësaj vizite ishte inspektimi nga afër i shtëpive që po ndërtohen nga donacionet e mbledhura nga besimtarët e Diasporës dhe fillimi i punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Thumanës, e cila po ashtu do të ndërtohet me fondin e përbashkët të Diasporës.Krerët e Komuniteteve Islame të Diasporës gjatë inspektimit në terren u shoqëruan nga Nënkryetari Bica, i cili është edhe koordinatori i menaxhimit të projektit nga ana e KMSH dhe Drejtori i Vakf/Investimeve dhe Financës, z. Edison Hoti, në objektet që po ndërftohen nga fondet e mbledhura.Z. Bica i falënderoi kontribuesit që ia besuan Komunitetit Mysliman të Shqipërisë amanetin e tyre, dhe i garantoi ata se i gjithë procesi i rindërtimit do të jetë transparent dhe do të ndiqet hap pas hapi deri në përfundim.

Allahu i shpërbleftë bamirësit!

kmsh.al

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame