Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Përmbytjet në Turqi, shkon në 27 numri i viktimave

admin
  • Krijuar : 12-08-21
  • / 3107 Lexime

Bilanci i viktimave nga përmbytjet në Turqi është rritur në mënyrë tragjike. Mediat vendase teksa citojnë Agjencinë e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave raportojnë se kanë humbur jetën 27 persona.

Po ashtu raportohet se janë shembur ura, ku disa zona kanë mbetur të izoluar. Ekipet e kërkimit-shpëtimit dy ditët e fundit kanë evakuuar qindra njerëz të bllokuar dhe kanë dërguar ushqim.

Reshjet e dendura po vazhdojnë ende në disa zona, ndërkohë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë për gjetjen e të zhdukurve.

Dhjetëra fshatra nuk kanë energji elektrike, dhe linjat e telefonit nuk punojnë gjithashtu. Këto përmbytje në Turqi vijnë pas zjarreve që shkatërruan dhjetëra hektarë pyje.

Autoritetet kanë deklaruar se katastrofa natyrore që ka ndodhur këtë javë nuk është parë në 100 vitet e fundit./tvklan.al

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame