Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

BOTA MUSLIMANE: MES NEVOJËS DHE VËSHTIRËSISË PËR T’U KUPTUAR

admin
  • Krijuar : 05-09-21
  • / 2120 Lexime

Nga Haki Sahitaj

 HYRJE

Ndër temat më të ndjeshme në ditët e sotme është Islami dhe bota islame. Thuajse në çdo program ku mund të flitet një temë e drejtpërdrejtë rreth Islamit reagimet janë nga më të ndryshmet. Ajo që është më e habitshme është se jo pak, temat ose debatet rreth islamit kanë filluar të shkaktojnë emocione nga më të ndryshmet. Emocione që po nxisin urrejtje, ndarje, dhe keqkuptimetë shumta. Fatkeqësisht, situata të tilla nuk i gjejmë vetëm në vendet ku Islami ose muslimanët mund të duket se janë prezentë brenda një kohë të shkurtër, por Islami është bërë  ‘problem’ në vetë vendet ku popullsia, kultura e atyre popujve është e ngjizur me vlerat islame. Duke qenë se edhe muslimanët në shek. XXI jetojnë dhe bëjnë thirrje në të jetuarit sipas mesazhit të fesë së tyre, ku krahas tyre kemi edhe plot të krishterë, hebrenjtë, budistë etj., pse Islami duket se është bërë problem per se?Në këtë artikull do përpiqemi të tregojmë rreth disa shkaqeve kyçe që e kanë bërë Islamin dhe botën muslimane më të keqkuptuarën në ditët e sotme,si dhe nevojën që bota sot ka për ta njohur drejtë këtë traditë të madhe krahas traditave të tjera. 

II. MUSLIMANËT SI PENGESË PËR ISLAMIN

Ndonëse në parim është e qartë se Islami është fe me një botëkuptim tërësor për jetën, me vlerat dhe doktrinat e tij të veçanta, historia e mendimit dhe dinamika e interpretimeve është shumë e rëndësishme për ta bërë më të qartë këtë botëkuptim. Historia intelektuale, politike apo ekonomike e muslimanëve luan një rol të rëndësishëm për t’i kuptuar ata më mirë. Këtu kemi të bëjmë me një pikë të ndjeshme, që edhe vetë një pjesë e muslimanëve e kanë të vështirë të bëjnë dallimin mes normave të shpallura hyjnore dhe interpretimit dhe jetësimit të këtyre normave përgjatë katërmbëdhjetë shekujve, pra të inteligjencës muslimane. Ky kompleksitet ka çuar në përpjekje për ta sjellë Islamin në një gjendje gjoja të pastër si fe, duke e ndarë nga historia e saj. Kjo formë “pastrimi” jo vetëm që ka shkaktuar paqartësi, por ka bërë që të lindin forma të interpretimit dhe një jetë të ashtuquajtur islame sa thellë thellë është antiislame. Jo pse është e pamundur që të dallohen qartë parimet hyjnore të Islamit, por se kjo iniciativë, sidomos me dhe pas dominimin Perëndimor, më shumë është bërë për të prishur rendin dhe strukturat e ngritura nga vetë muslimanët,për t’u hapur rrugë atyre moderneve, qofshin ato ekonomike apo në interes të pushteteve politike për të menaxhuar pasuritë e botës islame. Andaj edhe sot, që të mund të kemi një pasqyrë të saktë të Islamit, duhet të marrim mundin ta studiojmë atë si botë komplekse me tërë pjesët e saj, pa anashkaluar asnjë element.Mos marrja parasysh e konteksteve të ndryshme ku është zhvilluar Islami me një larmi gjuhësh, vendesh e psikologjissh të ndryshme ka bërë që Islami herë të duket utopik e herë si fe e prapambetur. Prezantimi i fesë, thjeshtë me citime të parimeve nga Kur’ani dhe Hadithi është hapi kryesor, por jo i vetëm për ta prezantuar drejtë fenë. Nevojat tona për të kuptuar më shumë, për të punuar me konkretisht me etikën islame i ka nxitur disa që të marrin interpretime të caktuara. Kjo nevojë për ta afruar Islamin si referencë të jetës tonë praktike përballë kërkesave aktuale i ka çuar muslimanët në zgjidhje të ndryshme. Ka nga ata që u mbyllën vetëm në referenca të drejtpërdrejta, disa zgjodhën një shkollë ose traditën lokale të islamit dhe të tjerë të cilët e reduktuan fenë në ato kërkesa që nuk ishin pengesë për k

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame