Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

KOHA QË E KALOJMË ‘ONLINE’

admin
  • Krijuar : 20-09-21
  • / 4592 Lexime

Sipas studimeve të fundit, koha që e kalojmë në internet arriti në 6 orë e 55 minuta në ditë, ndërsa përdoruesi mesatar i celularëve të mençur ‘smartfoneve’ për çdo muaj konsumon 11.58 GB trafik celular. Konsumatorët duan që gjithçka që bëjnë në internet të jetë e shpejtë, e besueshme dhe e sigurt…

Termi 60 sekonda shumicën  do t’i rikujtojë për filmin “Gone in 60 Seconds”. Në atë film të vitit 2000, një ekip hajdutësh të shkathët, me rolet kryesore të Nicholas Cage dhe Angelina Jolie, arritën të vidhnin 50 makina në vetëm 60 sekonda. 21 vjet më vonë në 60 sekonda po ndodhin shumë më tepër gjëra. Çdo minutë e kaluar në internet, përdoruesit dërgojnë 197.6 milion e-mail-e, në Instagram shpërndajnë 695.000 histori, dërgojnë 69 milion mesazhe përmes WhatsApp apo Facebook Messenger dhe postojnë 500 orë përmbajtje në YouTube. Në të njëjtën minutë, 28,000 abonentë po shikojnë Netflix, dhe klientët po shpenzojnë 1.6 milion dollarë globalisht për blerje online. Koha e shpenzuar për video thirrje përmes Zoom, Microsoft Teams dhe Cisco Webex në 3 vitet e fundit është rritur katër deri në tetë herë, në varësi të platformës.

Krahas kohës së madhe që e kalojmë online, në këtë drejtim pandemia ndikoi akoma më tepër. Sipas raportit të korrikut të “Digital 2021”, i cili publikohet rregullisht nga platforma Hootsuite dhe agjencia We Are Social, në botë ekzistojnë 4.8 miliardë përdorues aktivë të internetit, ose 61% e popullsisë së botës. Vetëm në 12 muajt e fundit numri i përdoruesve është shtuar për 257 milionë.  Më shumë se 57% e popullatës botërore, ose 4.48 miliardë, përdorin media sociale. Nëntë nga dhjetë përdorues të internetit përdorin rrjete sociale çdo muaj, mesatarisht gjashtë programe prej tyre. Më shumë se dy të tretat e njerëzve në botë përdorin një celular. Katër nga pesë përdorues të telefonisë celulare posedojnë smartfone.

Koha e kaluar në internet ka arritur 6 orë e 55 minuta në ditë, dhe përdoruesi mesatar i smarfoneve konsumon 11.58 GB trafik celular në muaj. Përdoruesit e teknologjisë duan që gjithçka që bëjnë në internet të jetë e shpejtë, e besueshme dhe e sigurt, ata janë gjithnjë e më kërkues dhe presin shërbime dhe produkte novatore. Sot, kur blejnë një shtëpi, përdoruesit do të pyesin nëse është “smart” (e mençur); kur e zgjedhin bankën, e marrin parasysh nivelin e funksionalitetit dhe thjeshtësisë së aplikacionit celular, dhe më shumë se 50% e vizitorëve largohen nga faqet e internetit që ngarkohen më gjatë se tre sekonda para hapjes. Rëndësia e një kanali dixhital intuitiv për përdoruesit jo vetëm që ndikon në kënaqësinë e klientit, por gjithashtu reflekton drejtpërdrejt në performancën dhe rezultatet e biznesit. Duke shkurtuar kohën e ngarkimit të faqes nga shtatë në dy sekonda, dyqani online i Shopzilla regjistroi një rritje prej 12% të të ardhurave dhe një rritje prej 25% të vizitorëve të faqes.

Fakti është se ne konsumojmë gjithnjë e më shumë përmbajtje përmes celularëve. Përdoruesit duan që gjithçka të jetë e shpejtë, por edhe vazhdimisht e disponueshme, pavarësisht nëse janë në shtëpi, në rrugë apo me pushime në anën tjetër të botës. Më shumë se 60% e përdoruesve duan internet celular me shpejtësi të lartë, dhe 40% e theksojnë rëndësinë e stabilitetit të rrjetit. Kjo përvojë ndikohet kryesisht nga mbizotërimi i rrjetit 5G. Vonesa e ulët, pra përgjigja e shpejtë e rrjetit, është një nga përparësitë kryesore të rrjeteve 5G sepse lejojnë që komunikimi të bëhet pothuajse në kohë reale. Vetëm me 5G, jeta në internet me të vërtetë mund të matet në (mili)sekonda. Shkarkimi i një filmi 8G HD me një rrjet 3G zgjati 70 minuta, ndërsa me një rrjet 4G shtatë minuta, dhe me rrjetin 5G përdoruesve u duhen 6 sekonda për këtë veprim. Me 5G, përdoruesit do të kursejnë mesatarisht dy minuta e gjysmë në ditë duke përdorur rrjetet e tyre të preferuara sociale. Kjo është 69 minuta më shumë në

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame