Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Vajza 11 vjeçare nga Malajzia fiton çmime ndërkombëtare për shpikjen e saj

admin
  • Krijuar : 01-10-21
  • / 1430 Lexime

Inovacioni i fundit i nxënëses së klasës së pestë nga Malajzi, Maryam Musamir, po fiton shpejt lëvdata ndërkombëtare.
Jo vetëm që 11-vjeçarja mori tre çmime ndërkombëtare kohët e fundit për shpikjen e saj edhe pse shpikja e saj (krijimi i ushqimit të bagëtive nga guacat e detit), ajo gjithashtu mori pjesë në talk show-in amerikan, The Late Show me James Corden, për inovacionin e saj në një moshë kaq të re.

Nxënësja nga qyteti Pahang, kishte fituar tashmë disa çmime në vend për YAM 2.0, por u inkurajua nga babai i saj të hynte në iCan.

Maryam me Yam 2.0 fitoi jo vetëm medaljen e artë, por edhe Çmimin Special Kanadez, si dhe Çmimin e Shpikësit më të Mirë të Ri në iCAN 2021.

Ajo doli para 600 pjesëmarrësve nga nga mbi 70 vende dhe ishte fituesi më i ri në konkurs.

Vajza e re, e cila rendit Greta Thurnberg si një nga frymëzimet e saj, e mori idenë për YAM 2.0 kur ishte në një restorant me ushqim deti me familjen e saj dhe pa sasinë e guacave që po hidheshin. Ajo pastaj gjeti një artikull që tregonte për përfitimet e guacave për kafshët e gjalla, në veçanti një përbërës të quajtur chitin, dhe vazhdoi krijimin e Yam 2.0.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame