Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Tregimi për të riun i cili e kishte nënçmuar nënën e tij

admin
  • Krijuar : 04-10-21
  • / 1614 Lexime

Tregohet se një i ri ishte martuar dhe në një mbrëmje ishte ulur për të darkuar me nënën dhe gruan e tij. Kur ishin ulur për të ngrënë, ai gruas së tij i servoi ushqim të bollshëm dhe i kushtoi vëmendje maksimale, ndërsa nënës i dha sasi të vogël ushqimi dhe ndaj saj u soll sikur të mos ishte aty.

Burri e luti që të heqë dorë nga vendimi i saj dhe e pyeti për arsyen e kërkimit të shkurorëzimit, me ç’rast, ajo u përgjigj:

“Ti nuk je njeri fisnik as me karakter, andaj unë nuk dua që me ty të kem fëmijë, pastaj prej tyre të përjetojë fyerje dhe poshtërim të këtillë, çfarë ti i bëre nënës tënde!”

Pasi që u shkurorëzua prej tij, asaj Allahu ia dhuroi një burrë të mirë dhe fisnik, i cili ishte bamirës edhe për të edhe për nënën e tij.

Që atëherë kishin kaluar shumë vite dhe ajo kishte lindur fëmijë me këtë burrin tjetër.

Një ditë ajo po udhëtonte me një karvan hipur mbi devenë e saj. Në deve ishte një bartëse për gra të cilën e mbanin bijtë e saj dhe kujdeseshin mos të rrëzohet.

Gjatë rrugës ata e takuan edhe një karvan në të cilin ishte një njeri i moshuar, i cili, për shkak të moshës dhe lodhjes, gjithnjë e më shumë po mbetej prapa karvanit, dhe nuk kishte asnjë njeri që të kujdesej për të.

Kur e pa, gruaja u tha bijve të saj: “Shkoni dhe ma sillni atë njeri!”

Kur ata erdhën me të, ajo e njohu burrin e saj të parë, të cilin e pyeti: “A po më njeh ti mua?” Plaku i lodhur u përgjigj: “Jo”.

Pastaj ajo i tha: “Unë jam gruaja jote e parë. A nuk u realizua ajo që të pata thënë unë për farën e keqe dhe origjinën e keqe?! Çka të mbjell do të korrësh. Shikoji djemtë e mi si kujdesen për mua dhe më ndihmojnë, ndërsa shiko ti në çfarë gjendje të mjerueshme ke ra. Ku janë fëmijët tu për të ndihmuar dhe për të qenë në shërbimin tënd? Ti e ke nënçmuar nënën tënde dhe e ke marrë ‘shpërblimin’ për të, tani edhe ty fëmijët tu po të nënçmojnë dhe neglizhojnë!”

Pastaj ajo i urdhëroi djemtë e saj që ta ndihmojnë atë në emër të Allahut.

islampress.ch

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame