Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Delegacioni I BFI Vizitoi Republikën E Turqisë

admin
  • Krijuar : 05-10-21
  • / 4021 Lexime

Një delegacion i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, vizitoi për dita ditë radhazi Republikën e Turqisë ku morën pjesë në solemnitetin tradicional të Dijanetit të Republikës së Turqisë nën udhëheqjen e Kryetarit Prof. Dr. Ali Erbash, të mbajtur në Edirne, me një program të ngjeshur: Simpozium mbi rolin e xhamisë dhe imamit në jetën fetaro-islame në Ballkan dhe më gjërë, duaja dhe promovimi i një numri të madh të hafizëve nga Edirneja, si dhe në panelin e fundit, u mbajt një takim konsultativ i të gjithë Bashkësive Islame të Ballkanit, ku u bisedua për zhvillimin e jetës fetare dhe sfidat në të cilat ballafaqohen muslimanët e këtij nënqielli.Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame përbëhej nga: Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Sekretari Gjeneral i BFI H. Irsal ef. Jakupi, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Kumanovës H. Abedin ef. Imeri, Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Kërçovës H. Qamil ef. Rushiti dhe Prof. Nizam Reshit Udhëheqës i Sektorit për Marrëdhënie me Republikën e Turqisë.Gjatë takimeve me udhëheqës dhe përfaqësues të lartë të Bashkësive Islame të rajonit, delegacioni i BFI kishte mundësinë që të njoftohet prej më afër me përvojat dhe eksperiencat e vendeve të ndryshme të Ballkanit dhe të diskutojnë rreth problemeve eventuale të kohës.Po ashtu delegacioni i BFI e fali namazin e xhumasë në xhaminë e njohur Selimije, e cila është nja nga veprat më madhështore të kulturës Osmane në rajon. Më pas kishin rastin të vizitojnë edhe vepra tjera kulturo-fetarë në Republikën e Turqisë.Vlen të theksohet mikpritja dhe ngrohtësia e nikoqirëve të kishin organizuar një pritje të nivelit të lartë e cila meriton çdo lëvdatë.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame