Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Forcat izraelite, kontroll në shtëpinë e imamit të Al-Aksa

admin
  • Krijuar : 11-10-21
  • / 3458 Lexime

Këtë të të dielë në mëngjes, policia izraelite bastisi shtëpinë e hatibit të Xhamisë Al-Aksa, Ikrima Sabri në Jeruzalemin Lindor dhe e thirri atë në pyetje.

Pala izraelite nuk përmendi arsyet e thirrjes së Ikrima Sabri. Sidoqoftë, ai u tha mediave palestineze gjatë rrugës për në burg se ai besonte se thirrja erdhi për shkak të një vendimi të gjykatës izraelite që hebrenjtë të luteshin në heshtje në oborret e Xhamisë Al-Aksa.

Shejh Sabri tha për këtë: “Kjo është e papranueshme për ne. Ne e kemi thënë këtë shumë herë sepse Xhamia Al-Aksa i përket muslimanëve dhe ne do të mbrojmë fenë tonë, xhaminë tonë të bekuar dhe të drejtën tonë.”

Të mërkurën e kaluar, Gjykata Izraelite për Kundërvajtje vendosi që kolonët kanë të drejtë të kryejnë “lutje të heshtura” në oborret e Xhamisë Al-Aksa. /tesheshi.com/

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame