Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e Belgjikës

admin
  • Krijuar : 20-10-21
  • / 1391 Lexime

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ambasadorin joresident të Belgjikës, z. Frédéric Meurice.

Myftiu Tërnava falënderoi shtetin e Belgjikës për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm dhënë për ngritjen e institucioneve të Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori z. Frédéric Meurice, shprehu falënderime për pritjen dhe njëherësh përgëzoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre që në Kosovë të mbretërojë paqja, respekti e toleranca ndërmjet besimeve dhe etnive të ndryshme.

Dy palët u dakorduan që edhe më tej të vazhdojnë bashkëpunimin në të mirë të Kosovës.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame