Thursday 19-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

VLERËSIMI I DITURISË SIPAS FESË ISLAME

admin
  • Krijuar : 16-11-21
  • / 4639 Lexime

“A mund t’i thotë mendja se trupat qiellorë dhe toka kanë vetveten? Kurrsesi, sepse njeriu nuk sheh asgjë në botë që të krijojë vetveten.”

Feja islame i kushton një vëmendje të veçantë gruas, pajisjes me dituri dhe edukimit të saj të shëndoshë, sepse ajo konsiderohet si edukatorja e të gjithë njerëzimit.

Sot, edhe pse jetojmë në shekullin e shkencës dhe diturisë, teknologjisë më të avancuar, qenia njerëzore mbetet përpara sekreteve që mbart universi. Mendja e njeriut përpara fenomeneve të natyrës ka bërë hapa të rëndësishëm për t’u futur në të fshehtat e tyre. Por këto nuk janë veçse argumente që do t’i shërbejnë njeriut për të njohur Krijuesin apo Ligjvënësin e tij. Pra, duhet përdorur logjika e shëndoshë duke besuar se të gjitha të fshehtat që zbulohen janë krijuar nga Zoti i lartësuar, i Cili është i gjithëditur dhe i gjithëfuqishëm, pa fillim dhe pa fund. Një nga atributet e Allahut është dituria. Në Kur’an thuhet: “Ai është Allahu përveç të cilit nuk ka zot tjetër. Ai e di të fshehtën, edhe të dobishmen. Ai është mëshiruesi, bamirësi.”

Si ka mundësi njeriu të jetë mosmirënjohës kur i përdor disa shkenca antifetare si teoria e Darvinit që i merr si të vërteta dhe mohon Zotin e tij? Nuk mundet në asnjë mënyrë që njeriu të zgjidhë gjithë çështjet që përjeton në natyrë nëpërmjet argumenteve shkencore. A kujton ai se është krejtësisht i përsosur? Jo, ai e ka pronarin e pazëvendësueshëm, që nuk bën ortakëri me askënd në punën e Tij. Sot shkenca është tronditur nga të vërtetat e padiskutueshme që ka sjellë Kur’ani dhe të vërtetat e tij po dalin në shesh dhe po i nxjerrin studiuesit e rinj. Në Kur’an thuhet: “Çelësat e fshehtësive janë vetëm në dorën e Tij. Fshehtësinë nuk e di tjetërkush veç Tij. Ai e di çka ka në tokë e në dete. Jashtë dijes së Tij edhe një gjethe s’mund të bjerë dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë e të thatë që s’është shënuar në librin e hapur.”

Në këtë dritë duhet të shohim shkencat e ligjet e natyrës dhe krijesat në tokë e dete. Mbi këtë bazë duhet të ndërtojmë vëzhgimin e botës së gjallë, të bëjmë eksperimente dhe të vërtetojmë se asgjë nuk krijohet në mënyrë të rastësishme, qoftë edhe instinkti i kafshëve. Krijimi i të gjitha gjallesave është projektuar me ligje të sakta si për botën bimore ashtu edhe shtazore, për të ruajtur trashëgiminë e tyre. Në këtë fushë bëhen eksperimente, por asgjë nuk krijohet pa pasur qelizën origjinale. Le të marrim iniciativën dhe të krijojmë jetë të gjallë. Janë përpjekur, por nuk e arrijnë dot. Ligjet e Allahut për krijimin e jetës së gjallë, nuk mund të eksperimentohen. Këtu kemi të bëjmë me shpirtin që nuk është lëndor dhe s’mund të eksperimentohet. Shprehja e popullit thotë për njeriun që vdes: “I doli shpirti”. Pra, nuk mundet që çështjet fetare të zgjidhen me metoda shkencore, por duhet t’i nënshtrohen diturisë dhe fuqisë absolute që e solli vetë njeriun në një organizëm të përsosur, çdo organ në vendin e duhur, në harmoni me njëri-tjetrin dhe të gjithë së bashku përbëjnë unitetin apo “unin njeri”. Ky mbasi i fitoi këto nuk tregohet mirënjohës, falënderues dhe adhurues ndaj Tij.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame